Politike

Jozefina Topalli në protestë: PD do ia dalë të jetë sërish në qeverisje

Topalli u shpreh se PD do të mund të jetë sërish një alternativë qeverisëse, ndërsa nuk pranoi që të komentonte pyetjen nëse do të merrte ndonjë post të mundshëm.

7 Korrik 2022, 22:37 Nga I.A
Jozefina Topalli në protestë: PD do ia dalë të jetë
Jozefina Topalli

TIRANË- Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli i është bashkuar protestës së sotme të PD-së përpara kryeministrisë. Duke folur për Fax News, Topalli u shpreh se PD do të mund të jetë sërish një alternativë qeverisëse, ndërsa nuk pranoi që të komentonte pyetjen nëse do të merrte ndonjë post të mundshëm. Topalli tha se politika do të duhet të mendojë me dhembshuri për qytetarët.

"Berisha ia arriti që të krijonte frymë, ka mbledhur kaq shumë njerëz. Besoj se PD që ia doli në kapitullin e saj më të vështirë të këtyre viteve, do tia dalë që të jetë sërish një alternativë qeverisëse. Ne duhet ti kuptojmë njerëzit në të gjithë dhimbjen e tyre, ka mundësi me pak dhembshuri me bërë gjithësecili prej nesh më shumë," tha Topalli.

jozefina topalli protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll