Politike

VD-Raporti i KLSH, Zhupa: 6 mld euro dëm ekonomik në 2021-shin! Inceneratorët, tani u kuptua nisma ’adopto një gjysh’

Ajo trajtoi me ironi dhe çështjen e nismës së propozuar nga Bashkiua Tiranë, ‘adopto një gjysh’ ku sipas Zhupes tani u kuptua se ku paska qenë thelbi.

7 Korrik 2022, 16:00 Nga e.k
VD-Raporti i KLSH, Zhupa: 6 mld euro dëm ekonomik në 2021-shin!
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa gjatë fjalës së saj në Kuvend teksa komentoj raportin e Kontrollit të lartë të Shtetit për vitin 2021 vuri theksin tek abuzimet që sipas saj ka bërë qeveria ku sipas raportit dëmi ekonomik për vitin e shkuar ishte 6 miliard euro. Zhupa vuri theksin tek inceneratori I Tiranës teksa theksoi se sot qytetarët shqiptar paguajnë 180 mijë euro në ditë për një incenerator që nuk punon.

“Sot marrim në shqyrtim raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit që për hir të së vërtetës ka bërë një punë një punë të mirë dhe ka reflektuar dëmin ekonomik që ka bërë kjo qeveri, sigurisht që dëmi është shumë më i madh. Raportet e KLSH kanë qenë pika e referimit për PD në denoncimet që ka bërë dhe në Komisionin Hetimor për inceneratorët. Ishn raportet e KLSH që thoshin se Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugadhja merrnin kredi me garanci me pronat e shtetit. Dua të evidentoj se dëmi ekonomik vetëm për vitin 2021 është 6 miliard euro, e imagjoni dot se sa para muind të shkoni për rritjen e pensioneve, investimet publike, por kjo nuk është një qeverisje që kujdeset për ju prandaj të gjithë në shesh në orën 7”, tha Zhupa.

Ajo trajtoi me ironi dhe çështjen e nismës së propozuar nga Bashkiua Tiranë, ‘adopto një gjysh’ ku sipas Zhupes tani u kuptua se ku paska qenë thelbi.

‘Keni dëgjuar për nismën adopto një gjysh, tani e kuptova nismën, adopto një gjysh paska qenë merr firmen e një gjyshërve në azil dhe përdore për skemën e evazionit fiskal”, tha Zhupa.

FJALA E DEPUTETES SË PARTISË DEMOKRATIKE, INA ZHUPA:

Sot marrim në shqyrtim raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit që për hir të së vërtetës ka bërë një punë një punë të mirë dhe ka reflektuar dëmin ekonomik që ka bërë kjo qeveri, sigurisht që dëmi është shumë më i madh. Raportet e KLSH kanë qenë pika e referimit për PD në denoncimet që ka bërë dhe në Komisionin Hetimor për inceneratorët. Ishn raportet e KLSH që thoshin se Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugadhja merrnin kredi me garanci me pronat e shtetit. Ishin raportet e KLSH që tregonin se vendi ku do ndërtohej inceneratori ishte ndryshuar dy herë dhe ishte bërë pa plan, ju nuk ju pëlqejnë të vërtetat që tregon KLSH. Sot kemi përpara nesh një skemë që tregon se ku kanë shkuar miliuonat e shqiptarëve, tregojn emra fiktivë pasi dihet se kush janë përfituesit, ne paguajmë 180 mijë euro në ditë për inceneratorin që nuk egziston. Ministrja thotë se evazioni fiskal bëhet në gjithë botën. Keni dëgjuar për nismën adopto një gjysh, tani e kuptova nismën, adopto një gjysh paska qenë merr firmen e një gjyshërve në azil dhe përdore për skemën e evazionit fiskal.  Dua të evidentoj se dëmi ekonomik vetëm për vitin 2021 është 6 miliard euro, e imagjoni dot se sa para muind të shkoni për rritjen e pensioneve, investimet publike, por kjo nuk është një qeverisje që kujdeset për ju prandaj të gjithë në shesh në orën 7.

ina zhupa

Sondazh

Poll