Politike

Protesta e opozitës, ambasada e SHBA-së thirrje qytetarëve të saj: Shmangni tubimet

Me anë të një njoftimi Ambasada këshillon qytetarët e saj që të shmangin tubimet e mëdha në qytet dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve për informacionet më të fundit

7 Korrik 2022, 13:18 Nga e.k
Protesta e opozitës, ambasada e SHBA-së thirrje qytetarëve
Ambasada e SHBA-ve, Tiranë

TIRANË- Ambasada Amerikane në Shqipëri ka dhënë udhëzimet për qytetarët e saj disa orë para protestës së thirrur nga Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha. Me anë të një njoftimi Ambasada këshillon qytetarët e saj që të shmangin tubimet e mëdha në qytet dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve për informacionet më të fundit.

“Para Kryeministrisë në Bulevardin Dëshmoret e Kombit është planifikuar të zhvillohet një protestë ditën e enjte, datë 7 korrik 2022, me fillim në orën 19:00. Këto protesta kanë potencialin të përhapen në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha në qytet. Ndërsa shumë protesta zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, thekson ambasada ne këshillat për qytetaret amerikane që jetojnë në vendin tonë”, thuhet në njoftim.

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të nisë një kryengritje kundër qeverisë së Edi Ramës. Sipas Berishës, Rama është fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Ai ka thënë gjithashtu se selia blu do të jetë çdo ditë e hapur për çdo qytetar që kërkon të bëjë një denoncim.

ambasada e shba-ve

Sondazh

Poll