Politike

VD-REPLIKAT/ Mziu: Ke ndryshuar pamje. Balluku: Ti i do me shami të kuqe, por mua s’më shkojnë

Mziu përmendi gjatë interpelancës paraqitjen e ndryshuar të ministres

7 Korrik 2022, 13:17 Nga F.M
VD-REPLIKAT/ Mziu: Ke ndryshuar pamje. Balluku: Ti i do me shami të kuqe,
Xhelal Mziu dhe Belinda Balluku

TIRANË- Rruga e Arbrit krijoi debat në seancën e sotme të Kuvendit mes deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziut dhe ministres Belinda Ballukut. Mziu përmendi gjatë interpelancës paraqitjen e ndryshuar të ministres. Kjo e fundit, iu përgjigj duke i thënë se ai po merret me pamjen e saj mirëpo nuk do e shikojë me shami të kuqe, ashtu si ai do.

Xhelal Mziu: Kjo është rruga, madje këtu pranë është dhe ministrja, se ka pasur paraqitje tjetër më përpara.

Belinda Balluku: Unë praktikisht jam pasardhëse e Haki Sharofit, vazhdoj të kem dyshimet e mia nëse e njeh apo jo. Edhe për qershitë që më tregove, që kam shkuar me aheng apo aheng, unë të ndihmova që të mos merreshe me Gjokën, por ti tregove edhe njëherë që e ke personale. Siç u more me pamjen time, ti mua më do me shami të kuqe, por mua nuk më shkojnë shamitë, kam provuar kapele, por shamitë jo. Ndoshat zotëria i ka preferencat me shami të kuqe. Ti këtu duhet të ishe çuar ti. S’kam ardhur unë këtu që të tregoj nëse jam mirë nga pamja apo jo, turp për ju zonja që i lejoni për herën e disatë të merreni me pamjet e zonjave. Pamja ime është kjo që është por në fakt punët e bëj mirë. Ato që ju i lini rrugëve për tre vite, unë i mbyll për 12 muaj, ky është viti im, mos u merrni me vitin tim. Zoti Mziu i ka bërë thirrje tërë Dibrës dhe ka thënë votoni Ramën, përdor dhe fjalët tona, rrigët e lëna rrugëve, ëndrra, ju nuk shpikni dot as fjalë. Merrni fjalët tona dhe flisni. Ato fotot që fole, qytetarët e shkelin me automjet rrugën. Dole këtu dhe abuzove me shifrat, kontrata është miratuar me VKM, nuk i është shtuar asnjë qindarkë. Zgjidhjet teknike po jepen nga koncensionari pa marrë asnjë qindarkë më tepër.

xhelal mziu belinda balluku seance plenare 7 korrik 2022

Sondazh

Poll