Politike

VD-Rruga e Arbrit/ Mziu: Rama bëri dhe shpikje me PPP-të korruptive, nuk ka përfunduar as gjysma

Mziu akuzoi qeverinë se e ka “lënë rrugëve” këtë projekt dhe se kryeministri nuk i është përmbajtur zotimit që ka bërë që në vitin 2013.

7 Korrik 2022, 12:40 Nga A.B
VD-Rruga e Arbrit/ Mziu: Rama bëri dhe shpikje me PPP-të korruptive,
Xhelal Mziu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu ka kërkuar interepelancë me ministren e Infrastrukturës për të kërkuar informacione dhe shpjegime mbi ecurinë e punimeve për Rrugën e Arbrit. Mziu akuzoi qeverinë se e ka “lënë rrugëve” këtë projekt dhe se kryeministri nuk i është përmbajtur zotimit që ka bërë që në vitin 2013.

'Në 2013, Rama tha që është lënë rrugëve dhe e premtoi se do ishte puna e parë që do bënte, pra krahas 300 mijë vendeve të punës e asnjë vend pune nuk krijoi, krahas deklaratës së famshme për të pasur ujë në cdo parcelë e asgjë s’ka bërë deri më sot, tha që ujë do kishte 24 orë, por sot qyteti ka vetëm 30 minuta ujë, deklaroi dhe Rrugën e Arbrit por që nga ajo ditë e sot 19 herë ka pasur deklarata ose të kryeministrit ose ministrave ose për fillimin ose mbarimin e punimeve dhe në fakt rruga ka mbetur rrugëve si thoshte kryeministri i sotëm në atë periudhë. Kostoja e saj ishte 70 milionë euro me ardhjen e Rilindjes jo vetëm që nuk nisi në mandatin e parë por u deshën vite për ta filluar dhe u bë një shpikje për këtë rrugë do bëheshin 1 miliardë lekë investime që do bëheshin përmes skemës së famshme PPP. Rruga e parë do ishte rruga e Arbrit ishte absurditet hapi i parë i kësaj qeverie në shpikjen e PPP që s’ka shqiptar që nuk e di që është korruptive. Kjo rrugë sot e kësaj dite mbetet ëndërr për dibranët, bulqizakët se as gjysma e asaj rruge s’ka mbaruar dhe s’po flasim për efektin financiar që është i jashtëzakonshëm krahasuar me atë që do merret nëse ajo rrugë do mbarojë ndonjëherë”.- u shpreh Mziu.

 

xhelal mziu seance plenare 7 korrik 2022

Sondazh

Poll