Politike

Protesta e PD, mijëra demokratë të Fierit ‘vërshojnë’ drejt Tiranës

Janë afro 1000 persona që kanë konfirmuar pjesëmarrjen për në protestën e mbrëmjes së sotme në Tiranë para Kryeministrisë.

7 Korrik 2022, 12:48 Nga e.k
Protesta e PD, mijëra demokratë të Fierit
Foto ikustruese

FIER- Protesta e mbrëmjes së sotme e thirrur nga ana e opozitës duket se ka mobilizuar demokartët në mbarë Shqipërinë.

Mësohet se këtë herë protestuesit do të vijnë me makina private dhe jo me autobuzë si herët e tjera.

“Një pjesë ka ikur që mbrëmë, një pjesë sot në mëngjes por të organizuar; rreth orës 14 në tre pika të qytetit Fier , tek Sharra, ish QTU, tek selia qendrore e PD. Janë mbi 1000 persona që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen,” pohoi kryetari i PD i degës Fier Rrapi Gjika.

Dhe LSI si pjesë e opozitës është mobilizuar për protestë dhe këtë e ka bërë të ditur kreu I degës së kësaj partie në Fier Arben Çuko I cili shprehet se organizimi është bërë në bazë grupseksioni, rajoni e qendre administrative. Lëvizja drejt Tiranës për të qenë pjesë e protestës ka nisur që mbrëmë, sot në mëngjes dhe në drekë. Kryesisht lëvizje me automjete private, por dhe furgonë për persona që s’e kanë mundësinë për udhëtim.

Janë afro 1000 persona që kanë konfirmuar pjesëmarrjen për në protestën e mbrëmjes së sotme në Tiranë para Kryeministrisë.

 

fier partia demokratike protesta e 7 korrikut

Sondazh

Poll