Politike

VD-Balluku-Mziut: Po bëjmë realitet ëndrrat tuaja, keni konflikt interesi me Gjoka Construction se ju ka paditur

Ajo tha se distanca është shkurtuar ndryshe nga çfarë ndodhte më herët, që qytetarëve të kësaj zone u duhej gjithë dita për të mbërritur në Tiranë.

7 Korrik 2022, 12:51 Nga F.M
VD-Balluku-Mziut: Po bëjmë realitet ëndrrat tuaja, keni konflikt
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku është shprehur se Partia Socialiste që qeveris aktualisht nxjerr nga sirtari çdo ëndërr të qytetarëve shqiptarë dhe i bën realitet. Në përgjigje të interpelancës me deputetin e Partisë Demokratike Xhelal Mziu tha se Rruga e Arbrit u ka ndryshuar jetën qytetarëve të Dibrës e jo vetëm. Ajo tha se distanca është shkurtuar ndryshe nga çfarë ndodhte më herët, që qytetarëve të kësaj zone u duhej gjithë dita për të mbërritur në Tiranë.

"Nëse kjo rrugë është kaq e rëndësishme, përse nuk i ka shtyrë kolegu bashkëpartiakët e tij që ta bënin të rëndësishme. Kjo rrugë ka ecur vetëm me qeverisjen tonë. Vende pune, flet për vende pune kur përfaqëson Dibrën, unë jam deputete në Tiranë, por nga Marsi jetën time politike e zhvilloj në Dibër. Unë takoj qytetarë, jo anëtarë partie. Ajo që unë shikoj është se këto punë që janë bërë në Rrugën e Arbrit kanë ndryshuar jetën e atyre njerëzve që jetojnë atje. Të vish këtu dhe të thuash që rrugët kanë mbetur rrugëve kur vetë i lanë rrugët. Ky është abuzim shumë i madh, sot dibranët, klosianët, bulqiziotët e dinë shumë mirë që për një orë e gjysmë janë në Tiranë. Megjithatë, përsa kohë thotë gjëra të paqena dhe qytetarët e dëgjojnë e qeshin nuk ka asnjë problem. Problem është kur thotë se nuk janë hapur vende pune, kur janë hapur. Flet për ëndrra dhe thotë që Rruga e Arbrit mbetet një ëndërr kur në fakt asgjë nuk mbetet një ëndërr nën qeverinë Rama. Ne jemi këtu për të bërë realitet edhe ëndrra tuaja. Secili nga ju që ka pasur një ëndërr, po i bëhet realitet. Në hapëm sirtarin dhe po i bëjmë realitet. Ju përmendët kompaninë Gjoka Construction, një kompani shqiptare, meritojnë respekt sepse kanë fituar eksperiencë. Ju e përmendni me emër sepse ju ka paditur dhe ka pasur vendim gjyqësor që ju t’i jepni të drejtë kësaj kompanie. Ju i keni anashkaluar dhe kjo më bën të mendoj që kjo interpelancë është nxitur nga konfliktet me kompaninë në fjalë. Po shkojmë tek çështjet teknike, ndoshta të vështia për tu kuptuar nga ana juaj, me VKM-në numër 180 të vitit 2018 është miratuar koncensioni për mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit. Periudha është 13 vite, punimet kanë filluar dhe gjithë projekti zgjat,"- tha Balluku.

belinda balluku seance plenare 7 korrik 2022

Sondazh

Poll