Politike

VD-Shehu: Vuçiç të kërkojë falje ne emër të qeverisë! Kemi humbur rolin e liderit në rajon

7 Korrik 2022, 12:12 Nga e.k
VD-Shehu: Vuçiç të kërkojë falje ne emër
Tritan Shehu

TIRANë- Është shoqëruar me debate të forta seanca e sotme plenare lku po diskutohet mbi Rezoluten për dënimin e gjenocidit serb në Srebenicë. Deputeti demokrat Tritan Shehu shprehet se kjo rezolutë nuk dënon direkt gjenocidin dhe se Vuçiç duhet të kërkojë falje në emër të qeverisë së Serbisë.

"Nuk jane vetëm forcat para militare, janë forcat serbe ato që kanë hyrë në Bosnje dhe kjo është rezolutë e BE. Ne nuk duhet të jemi një hap pas parlamentit Europian. Duhet të ndryshojmë termat e kësaj rezolute dhe të dënojmë gjenocidin. Nëse ne nuk I dënojmë forcat serbe të ardhura nga Serbia ne në fillim nuk njohim krimin dhe e dyta ne nuk themi se kush e ka bërë krimin. Vuçiç dhe qeveria serbe  duhet të kërkojë falje dhe këtu nuk thuhet. Nuk po kërkojmë asnjë elememnt tjetër vetëm se të dënohen autorët e krimit, të zbatojmë rezoluten e BE-së. Duhet të jemi të sinqertë dhe të bëjmë një rezolutë të qartë që të mos jetë si ajo e Ukrainës. Të shtojmë dhe amandamentin nr 2 që përcakton dhe se kush e ka shkaktuar gjenocidin.

Amandamenti 3 dënon gjenocidin ndaj forcave serbe në përgjithësi. Kjo dënon gjenocidin direkt dhe jo si ju që i bini indirekt. Ne duhet të kemi rolin e liderit në rajon dhe stabilitetin dhe integrimin europian dhe jo Serbia dhe e kemi këtu pse nuk e ka. Ne duhet ta mbajmë këtë rol dhe e ke humbur këtë rol tashmë. Nuk të respekton njeri nëse nuk I themi gjërat direkt. Amandamenti 4 Në këtë amandament ju e trajtoni Kosovën vetëm sa për të larë gojën dhe nuk mund ta trajtoni kështu", tha Shehu.

Sot Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon një seancë të posaçme për votimin e rezolutes që dënon gjenocidin serb në Srebenicë. Kujtojmë se më herët qenë Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike që çoi për votim në Kuvend një rezolutë të ngjashme por që u hodh poshtë nga ana e Partisë Socialiste me pretendimin se nuk mund të votojnë nje rezolutë që mban firmen e kryedemokratit Sali Berisha. Kjo ka qenë dhe molla e sherrit në seancën e sotme ku grupi demokrat akuzon mazhorancën se ka hartuar një rezolutë gjysmake që nuk thotë qartë se kush e shkaktoi gjenocidin në Srebenicë duke kërkuar që të shtohen 4 amandamente në mënyrë që sipas demokratëve të bëhet e plotë rezoluta.

tritan shehu

Sondazh

Poll