Politike

VD-Rruga e Arbrit, Mziu: Do kushtojë 5.5 herë më shumë se në kohën e PD, çfarë standarti ka?

Mziu u shpreh se rruga do të kushtojë 5.5 herë më shumë se në periudhën e Partisë Demokratike.

7 Korrik 2022, 13:00 Nga DOSJA
VD-Rruga e Arbrit, Mziu: Do kushtojë 5.5 herë më shumë se
Xhelal Mziu

TIRANË- Në interpelancën e kërkuar me ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku për ecurinë e punimeve në rrugën e Arbrit, deputeti i PD , Xhelal Mziu tha se nuk ka përfunduar as gjysma e rrugës së Arbrit. Mziu u shpreh se rruga do të kushtojë 5.5 herë më shumë se në periudhën e Partisë Demokratike.

'Gjoka në ëebsajtin e tij ka shkruar ura e Vashës, 9 km. Thotë rrugë e përfunduar, madje tregton dhe asfaltin e hedhur për rrugën. Në këtë aks rruge, rruga që kishte bërë 44 mijë metra katërorë asfalt, shihe rrugën, ja ministre, kjo është rruga. Jo vetëm që nuk mbaroi brenda asfaltin, aty në fakt kanë vdekur njerëz. Kjo është rruga, Bypassi është për të shpëtuar jetë, aty në fakt vdesin njerëz. Shihe ministre, u futa në ëeb dhe pashë rekordin e pafundëm. Byppasi i vdekjes, këto janë këto janë vdekjet e pafundme të krijuara në këtë bypass të ministres që është shumë xhentile, janë shumë pak vdekjet krahasuar me atë që janë në ëeb. Ministrja më tha se unë nuk di as rrugët. A mund të më thuash se te ëebi juaj është kjo urë, ku është kjo urë se unë nuk e kam parë këtë urë? Kjo është rruga, madje këtu pranë është dhe ministrja, se ka pasur paraqitje tjetër më përpara. Kjo është prerja tërthore e cila duhet të ishte 13 metra, po këtu cfarë ju pengoi? Kjo është bërë 7 metra nga 18 metra, ngushtohet nga Rruga e Kombit. Rruga c2 thotë se kthesat i ka sipas standartit. Unë nuk kuptoj vetëm një gjë, si ka mundësi gjysma e rrugës në kohën e pd ka kushtuar 70 mln euro, cfarë standarti ka shumë kjo rrugë që do të kushtojë 5.5 herë më shumë se në 2009 e në 2013. Nuk mbarojnë këtu vetëm cudirat e saj. '- tha Mziu.

xhelal mziu seance plenare 7 korrik 2022

Sondazh

Poll