Politike

VD-Rezoluta për Srebenicën, Balla-Shehut: Turp të kesh, gënjeshtar

Përgjigjia erdhi menjëherë nga deputeti socialist Taulant Balla I cili e quajti Shehun gënjështar dhe që duhet ti vijë turp që del para shqiptarve dhe gënjen.

7 Korrik 2022, 12:17 Nga e.k
VD-Rezoluta për Srebenicën, Balla-Shehut: Turp të kesh,
Taulant Balla

TIRANË- Debate të shumta janë zhvilluar në seacën e sotme plenare ku po diskutohet Rezoluta për dënimin e gjenocidit serb në Srebenicë, rezolutë kjo e propozuar nga ana e Grupit Parlamentar të PS. Deputeti demokrat Tritan Shehu hodhi akuza të forta ndaj mazhorancës pasi sipas të cilit kjo rezolutë e propozuar nuk dënon direkt gjenocidin dhe nuk e përcakton se kush e ka shkatuar.

“Vuçiç dhe qeveria serbe  duhet të kërkojë falje dhe këtu nuk thuhet. Nuk po kërkojmë asnjë elememnt tjetër vetëm se të dënohen autorët e krimit, të zbatojmë rezoluten e BE-së. Duhet të jemi të sinqertë dhe të bëjmë një rezolutë të qartë që të mos jetë si ajo e Ukrainës. Të shtojmë dhe amandamentin nr 2 që përcakton dhe se kush e ka shkaktuar gjenocidin”, tha Shehu.

Përgjigjia erdhi menjëherë nga deputeti socialist Taulant Balla I cili e quajti Shehun gënjështar dhe që duhet ti vijë turp që del para shqiptarve dhe gënjen.

“Do prezantojmë dhe qëndrimin kundër, more 20 min kohë. Amandament që sapo u propozuan do të rrëzohen. Rezolua që votojmë sot është në kujtim të viktimave në Srebenicë. Ne e kemi dënuar gjenocidin që në momentin që u ngritën akuzat. Sot votojmë një rezolutë të ngjashme me atë të Parlamentit Europian. Nuk ke turp që gënjen, gënjeshtar”, tha Balla.

Sot Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon një seancë të posaçme për votimin e rezolutes që dënon gjenocidin serb në Srebenicë. Kujtojmë se më herët qenë Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike që çoi për votim në Kuvend një rezolutë të ngjashme por që u hodh poshtë nga ana e Partisë Socialiste me pretendimin se nuk mund të votojnë nje rezolutë që mban firmen e kryedemokratit Sali Berisha. Kjo ka qenë dhe molla e sherrit në seancën e sotme ku grupi demokrat akuzon mazhorancën se ka hartuar një rezolutë gjysmake që nuk thotë qartë se kush e shkaktoi gjenocidin në Srebenicë duke kërkuar që të shtohen 4 amandamente në mënyrë që sipas demokratëve të bëhet e plotë rezoluta.

taulant balla

Sondazh

Poll