Politike

Ministritë izolojnë dritaret me tela hekuri, metoda për të shmangur futjen e protestuesve

Në këtë mënyrë, edhe nëse thyhen dritaret, protestuesit nuk futen dot brenda.

7 Korrik 2022, 12:21 Nga F.M
Ministritë izolojnë dritaret me tela hekuri, metoda për të
Foto Ilustruese

TIRANË- Qeveria vijon të marrë masa në lidhje me protestën që kryedemokrati Sali Berisha ka organizuar dhe pritet të mbajë ditën e sotme në orën 19:00. Dosja.al mëson se përveç në godinën e kryeministrisë, janë marrë masa edhe për shumë ministri. Dritaret e godinave janë lidhur me tela hekuri për të shmangur futjen e protestuesve brenda. Në këtë mënyrë, edhe nëse thyhen dritaret, protestuesit nuk futen dot brenda.

Nga ana tjetër, dyert e kryeministrisë janë blinduar, ndërsa kreu i qeverisë Edi Rama ka larguar kërpudhën që një ditë më parë. Policia ka njoftuar dhe bllokimin e akseve nga ora 19:00 deri në orën 22:00. Bëhet fjalë për bulevardet “Gjergj Fishta”, “Dëshmorët e Kombit”, “Zhan D’ark” dhe “Bajram Curri”.

protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll