Sport

Beteja e Shakirës dhe Gerard Piqué ka nisur: 'Jo' që fëmijët të vendosen në Miami!

Kolumbiania është e vendosur të largohet nga Spanja, por ajo ka nevojë për pëlqimin e qendërmbrojtësit për të marrë fëmijët e saj.

6 Korrik 2022, 16:40 Nga DOSJA
Beteja e Shakirës dhe Gerard Piqué ka nisur: 'Jo' që

SPANJE - Miami është tani thelbi i polemikës mes Shakirës dhe Pique. Kolumbiania e ka të qartë: ajo dëshiron të largohet nga Barcelona dhe të jetojë në Miami me dy fëmijët e saj. Por, këngëtares i duhet pëlqimi i Gerard Piques, në mënyrë që Milani dhe Sasha, të largohen nga Spanja. Futbollisti është i vendosur dhe përgjigjet me një ‘Jo’.

Pasi ka ndodhur procesi i ndarjes së çiftit, tani vjen pika më delikate e konfliktit. Ai ka të bëjë me fëmijët. Dhe e vetmja gjë reale është se pritet një betejë e komplikuar ligjore për kujdestarinë e dy të miturve. Shakira është e vendosur t’i shkojë deri në fund çështjes së hidhur. 

Për këtë arsye, sipas portalit ‘Informalia’, kolumbiania nuk do të pushojë së luftuari derisa të jetojë në Miami me dy fëmijët e saj. Por Pique nuk do t'i lejojë ata të largohen nga vendi, as edhe për pushime, pohoi një burim i konsultuar nga portali në fjalë.

Mesa duket, Pique është i qetë, pasi fëmijët e tij nuk mund të largohen nga Spanja, nëse ai nuk e autorizon. Ndërkohë Shakira po përgatit një material që do të ndikonte në imazhin e Pique, çka mund të lejonte edhe një negocim mes tyre, por për momentin, ai nuk e dëshiron.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll