Sport

Bayerni hap dritën jeshile, kërkon “tani cash” 50 milionë për Lewandowskin...

Skuadra gjermane bavareze i jep Barçës një ultimatum dhe i kërkon lekët paraprakisht, duke besuar se pas "një apo dy vitesh" klubi katalanas nuk do të ekzistojë më.

6 Korrik 2022, 16:57 Nga DOSJA
Bayerni hap dritën jeshile, kërkon “tani cash” 50

GJERMANI - Bayern Munich i ka dhënë një ultimatum Barcelonës me nënshkrimin e Robert Lewandowskit. Skuadra bavareze kërkon “tani” 50 milionë për sulmuesin polak. 

Arsyeja e kësaj kërkese është të kërkohen paratë paraprakisht, sepse ata besojnë, se Barcelona nuk do të ekzistojë brenda "një apo dy vitesh". Këtë e ka konfirmuar gazetari Raphael Honigstein, i gazetës britanike ‘The Athletic’.

Emri i polakut ka qenë prej kohësh në klubin e Barçës edhe pse ende nuk është vendosur se cila do të jetë e ardhmja e tij. Katalanasit e kishin lënë ofertën në 40 milionë, plus variabla, por Bayern nuk pranon dhe nuk do ta lërë polakun të largohet jashtë për më pak se 50 milionë.

FC Barcelona ka caktuar një afat për këtë veprim. Kjo ditë do të jetë 12 korriku, pasi atëherë skuadra gjermane e Bayern Munich nis parasezonin dhe presin që Lewandowski të mos jetë më me ekipin bavarez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll