Sport

Cristiano Ronaldo te Barcelona? Laporta konfirmon darkën me Mendes: “Por, nuk po them se për kë folëm”

“Po, isha me të për darkë të hënën dhe folëm për tregun e transferimeve në përgjithësi”

6 Korrik 2022, 16:20 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo te Barcelona? Laporta konfirmon darkën me Mendes:
Menaxheri Jorge Mendes (majtas) dhe presidenti Joan Laporta

SPANJE - Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, në hapësirat e konferencës për shtyp të prezantimit të Franck Kessié, konfirmoi lajmin për darkën me Jorge Mendes: "Po, isha me të për darkë të hënën dhe folëm për tregun e transferimeve në përgjithësi. A folëm për Cristiano Ronaldo?

Nuk do të them se emrat e kujt prej lojtarëve u përfolën në atë takim, por është gjithmonë interesante të pyesësh për situatën e disa emrave në merkato. Nuk po flas për individë, sepse kjo të jep gjithmonë interpretime të këqija,"- u shrpeh presidenti Laporta, duke e lënë gjithçka të hapur dhe evazive për t’u interpretuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll