Sport

Trajneri Shehi shton bibliotekën, gazetari sportiv Mneri i dhuron “Allegrin”

Trajneri i bardhebluve e pranoi dhuratën me shumë kënaqësi, duke lënë të hamendësohet se ai është një simpatizant i bardhezinjve të Juventusit

6 Korrik 2022, 15:29 Nga DOSJA

Trajneri Shehi shton bibliotekën, gazetari sportiv Mneri i dhuron

LUKSEMBURG - Durrsak Orges Shehi, trajner i Tiranës do të shtojë edhe një libër të ri në bibliotekën e tij personale. Ai do të jetë botimi biografik i titulluar “Eshtë kaq e thjeshtë" shkruar nga trajneri Masimiliano Allegri, libër ky i përkthyer nga gazetari i njohur Fatmir Mneri, ish-kryeredaktor i gazetës “Sport Ekspres”.

Pas përfundimit të analizës me futbollistët bardheblu të ndeshjes ndaj Dudelange, që do të zhvillohet sonte në orën 19:30, gazetari sportiv Fatmir Mneri, i cili është pjesë e delegacionit të Tiranës në Luksemburg, i dhuroi trajnerit të skuadrës kryeqytetase librin “Eshtë kaq e thjeshtë" shkruar nga Masimiliano Allegri, një përkthim të tij me një dedikim, ku shkruhej:

“Z. Orges Shehi / Me urimin që sa më shpejt të bëhet… Maks / Miqësisht Fatmir Mneri”

Trajneri Shehi e pranoi dhuratën me shumë kënaqësi, duke lënë të hamendësohet, se ai është një simpatizant i bardhezinjve të Juventusit, çka Mneri nuk e mohon, duke pretenduar që tekniku Allegri të bëhet shpejt Max, pasi fillimisht Conte dhe tani Pioli, e kanë prishur ritmin e “Zonjës së Vjetër”.

Trajneri Shehi shton bibliotekën, gazetari sportiv Mneri i dhuron

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll