Sport

Ja si do të zbresë Tirana në fushë ndaj kampionëve të Luksemburgut…

26 herë kampionët e Shqipërisë, do të zbresin në fushën e ‘Stade Jos Nosbaum’ me formacionin e tyre thuajse tradicional

6 Korrik 2022, 16:00 Nga DOSJA
Ja si do të zbresë Tirana në fushë ndaj kampionëve

LUKSEMBURG - Tani, kur kanë mbetur diçka më tepër se katër orë nga fillimi i ndeshjes së parë Dudelange-Tirana për Champions League, trajneri i bardhebluve Orges Shehi e ka ndarë mendjen për formacionin që do të hedhë në fushë për startin e takimit që fillon në orën 19:30.

Tirana, 26 herë kampionët e Shqipërisë, do të zbresin në fushën e ‘Stade Jos Nosbaum’ me formacionin e tyre thuajse tradicional që mbyllën sezonin e shkuar, me ndonjë ndryshim të vogël.

Kështu në portë do të jetë Bekaj, para të cilit do të rreshtohen Toshevski, Najdovski, Beiratçe dhe Ismailgeci. Në repartin e mesit të fushë do të jetë Limaj, Aleksi dhe Totre, që do të mbështesin veprimet sulmuese të Seferit, David dhe Xhixhës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll