Politike

VD-7 korriku/ Berisha thirrje policëve: Çdo presion ndaj qytetarëve do marrë ndëshkim personal dhe ligjor

Berisha tha se çdo lëvizje e Policisë së Shtetit do të vëzhgohet. Ai shtoi se efektivët do të marrin ndëshkim ligjor dhe personal. 

6 Korrik 2022, 12:03 Nga F.M
VD-7 korriku/ Berisha thirrje policëve: Çdo presion ndaj
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar efektivët e policisë që të mos ushtrojnë presion apo kërcënojnë qytetarët që do të dalin në protestë. Në një komunikim me gazetarët pas tryezës së tretë me Shoqërinë Civile dhe promovimit të librit “Shqipëria në rrezik – çfarë mund të bëjmë”, Berisha tha se çdo lëvizje e Policisë së Shtetit do të vëzhgohet. Ai shtoi se efektivët do të marrin ndëshkim ligjor dhe personal. 

“Ky libër është një manifest i kauzave të drejta, i kauzave të dhunuara të qytetarëve shqiptarë, kauzave të cilat janë një thirrje për çdo shqiptar të bashkohet nesër në protestën e 7 korrikut për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij nga pushteti. Situata është jashtëzakonisht, do të thosha, e ndezur, pakënaqësia dhe urrejtja për këtë qeveri ka rrokur qiellin, pandjeshmëria e saj është gjithashtu po kaq e madhe. Të mos harrojmë se një kauzë të drejtë asgjë s’mund ta mposhtë, ndaj dhe shfrytëzoj këtë rast për të ftuar çdo qytetar dhe qytetare të këtij vendi të kontribuojë me praninë e tij në suksesin e protestës. Paralajmëroj të gjithë llojet e policive se çdo presion, çdo qëndrim, çdo përpjekje për të intimiduar, për të dhunuar, për të penguar popullin opozitar do të regjistrohet dhe do të marrë ndëshkim personal të merituar ligjor. Paralajmëroj të mos provokojnë protestuesit. Është e vërtetë që vapa dhe temperatuart janë të larta, por më të larta janë temperaturat e brendshme të njerëzve që vijnë dhe protestojnë kundër këtij regjimi. Nesë pra është një ditë e madhe. Nesër është një ditë frymëzimi, një ditë beteje të vërtetë, opozita zbret në shesh si opozitë e vërtetë pas kaq vitesh. Edi Rama është i ftuar të mendojë dorëheqjen e tij sa më parë,"- tha Berisha.

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të organizojë një protestë kundër qeverisë së Edi Ramës. Sipas Berishës, Rama është fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Ai ka thënë gjithashtu se selia blu do të jetë çdo ditë e hapur për çdo qytetar që kërkon të bëjë një denoncim.

sali berisha protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll