Politike

Protesta e PD, sipërmarrësi: Nuk paguaj dot rrogat e punëtorëve, jam gjobitur 25 milion lekë nga tatimet

Duke folur nga selia blu Tivari vuri theksin tek vështirësitë që po haset biznesi sot teksa shprehet se ai nuk është në gjendje të paguaj as rrogat e punëtorëve pasi biznesi i tij është në kolaps nga një gjobë 25 milion lekëshe të vënë nga tatimet.

6 Korrik 2022, 10:45 Nga e.k
Protesta e PD, sipërmarrësi: Nuk paguaj dot rrogat e
Nazif Tivari

TIRANË- Një ditë para protestës së Partisë Demokratike, sipërmarrësi Nazif Tivari nga Durrësi bëri thirrje për pjesmarrje masive. Duke folur nga selia blu Tivari vuri theksin tek vështirësitë që po haset biznesi sot teksa shprehet se ai nuk është në gjendje të paguaj as rrogat e punëtorëve pasi biznesi i tij është në kolaps nga një gjobë 25 milion lekëshe të vënë nga tatimet.

“Te hyrja e biznesit tim në Durrës, një punishte bulmeti, kam vënë dekoratat e mia. “Nderi i qytetit” nga Shoqata “Durrësi autokton” dhe “Mjeshtër i madh nga Presidenti i Republikës  Poshtë tyre kam vënë një gobë prej 25 milion lekësh nga Tatimet. Gjoba duhet të ketë shkuar në 40 milion tani. Është një gjobë që nuk e paguaj dot.  Nuk paguaj dot as rrogat e 10 punëtorëve të mi, të cilëve jua jap rrogat me një muaj vonesë”, tha ai

DEKLARATA E PLOTË:

Protesta e 7 korrikut, "Beznesi është në kolaps", Nazif Tivari sipërmarrës: Kur biznesi është në rrezik, Shqipëria është në rrezik.Jam Nazif Tivari, 71 vjeç nga Durrësi.

Te hyrja e biznesit tim në Durrës, një punishte bulmeti, kam vënë dekoratat e mia. “Nderi i qytetit” nga Shoqata “Durrësi autokton” dhe “Mjeshtër i madh nga Presidenti i Republikës  Poshtë tyre kam vënë një gobë prej 25 milion lekësh nga Tatimet. Gjoba duhet të ketë shkuar në 40 milion tani. Është një gjobë që nuk e paguaj dot.  Nuk paguaj dot as rrogat e 10 punëtorëve të mi, të cilëve jua jap rrogat me një muaj vonesë.

Unë do të vij në protestën e 7 korrikut.Kur një biznes është në rrezik, Shqipëria është në rrezik.

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të nisë një kryengritje kundër qeverisë së Edi Ramës. Sipas Berishës, Rama është fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Ai ka thënë gjithashtu se selia blu do të jetë çdo ditë e hapur për çdo qytetar që kërkon të bëjë një denoncim.

nazif tivari partia demokratike protesta e 7 korrikut

Sondazh

Poll