Politike

VD-Sali Berisha: Për Ramën qytetarët ekzistojnë vetëm për t’i vjedhur. Përgjigjen e merr nesër

Kreu i PD-së, shkruan se shoqria duhet të vendosë të reagojë, duhet të heqë dorë nga pasiviteti dhe shprehja “Ç’më duhet mua”.

6 Korrik 2022, 11:44 Nga F.M
VD-Sali Berisha: Për Ramën qytetarët ekzistojnë vetëm
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të marrë përgjigjen e duhur në protestën e 7 korrikut. Në një tryezë me aktiviztë, Berisha thotë se kemi të bëjmë me një person dhe një qeveri, për të cilin në mënyrë absolute qytetarët shqiptarët nuk ekzistojnë, apo ekzistojnë vetëm për tu vjedhur, për tu mashtruar për tu nënshtruar. Kreu i PD-së, shkruan se shoqria duhet të vendosë të reagojë, duhet të heqë dorë nga pasiviteti dhe shprehja “Ç’më duhet mua”.

"Pamë në parlament javën që shkoi se si qindra milionë euro të përfituara, të marra nga rritja e çmimeve, pra nga xhepat e qytetarëve, nuk u kthye asnjë qindarkë tek ata por u ndanë nga qeveritarët për xhepat e tyre. Shohim se në këtë përudhë krize të madhe, përsëri Edi Rama nuk njeh kufij në vjedhjet e tij me kabinetin e tij. Dërgon tek Zoto, Mërtiri ushtarët e vet të hajnisë në aferën e djegësave, çdo ditë 80 mijë euro për të treguar karakterin qesharak të procesit dhe hetimit që zhvillohet sot ndaj kësaj afere. Pra kemi të bëjmë me një person dhe një qeveri, për të cilin në mënyrë absolute qytetarët shqiptarët nuk ekzistojnë, apo ekzistojnë vetëm për tu vjedhur, për tu mashtruar për tu nënshtruar. Këto përgjigje do të japë protesta nesër e në vazhdim. Entuziazmi është shumë i madh, pakënaqësia është e pakufishme, le të bëjmë gjithçka për të shndërruar protestën tonë dhe mesazhin tonë në një magnet për shoqërinë e heshtur shqiptare. Për atë shoqëri e cila ndjek me dëshpërim të madh këto zhvillime, por që duhet të vendosë të reagojë, duhet të heqë dorë nga pasiviteti dhe shprehja “Ç’më duhet mua”, duhet të ngrihemi për ti thënë këtij autokrati si orët i ke të numëruara,"- tha Berisha ndër të tjera. 

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të organizojë një protestë kundër qeverisë së Edi Ramës. Sipas Berishës, Rama është fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Ai ka thënë gjithashtu se selia blu do të jetë çdo ditë e hapur për çdo qytetar që kërkon të bëjë një denoncim.

sali berisha protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll