Politike

Mandati i Olta Xhaçkës! Caktohet dita dhe ora kur do të mblidhet Këshilli, ministrja do jetë prezente

Kjo mbledhje vjen një ditë pas kërkesës së 5 deputetëve të Partise Demokratike, të cilet kërkuan që të mos zvarritet procesi. Pritet që në mbledhjen e ditës së premte të jetë edhe vetë ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

6 Korrik 2022, 10:59 Nga A.B
Mandati i Olta Xhaçkës! Caktohet dita dhe ora kur do të
Keshilli

TIRANË- Ditën e premte në orën 13:00 do të mblidhet Këshilli i Rregullores dhe Mandateve për të diskutuar mandatin e ministres Olta Xhaçka.

Kjo mbledhje vjen një ditë pas kërkesës së 5 deputetëve të Partise Demokratike, të cilet kërkuan që të mos zvarritet procesi. Pritet që në mbledhjen e ditës së premte të jetë edhe vetë ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

14 deputetë të PD kanë kërkuar dërgimin në Gjykatën Kushtetutese të mandatit të deputetes Olta Xhacka për shkak se sipas tyre, ajo ka përfituar, nëpërmjet bashkëshortit të saj, statusin e investitorit strategjik, duke marrë në përdorim pasuri publike.

Pse akuzohet ministrja?

Bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi do të ndërtojë përmes një kompanie të tretë, një resort turistikm në Dhërmi, pasi është shpallur edhe "investitor strategjik" nga qeveria Rama. Në skemën e dyshuar si klienteliste, kunata e ministres Xhaçka, Taëni Lin Grzych-Sutton, një shtetase 30-vjeçare nga Masaçusets i SHBA, e cila prej vitesh bashkëjeton në Tiranë me vëllain e Xhaçkës mori pronën në fjalë në përdorim në bregdet përmes një kompanie e cila u ngrit dhe u asistua nga administrata e kompanisë së Gaçit. Paralelisht Me firmën e Kryeministrit Rama, kompania "AG.Tç" SH.P.K në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka, shpallet investitor strategjik për ndërtimin e resortit në Dhërmi, i cili parashikon marrjen e tokës në bregdet në përdorim për 30 vite. Kryeministri Rama ndryshon vendimin e datës 22/02/2021 dhe shton kompaninë e kunatës si investitore strategjike. Vetë Gaçi i pyetur për mediat ka thënë më herët se është ai investitori por nuk ka deklaruar se shtetasja amerikane në fakt është njohje e tij dhe krushqi e të shoqes ministre. Me këtë vendim, familja Xhaçka përfiton marrjen e pronës publike në përdorim deri në 30 vjet dhe infrastrukturë falas nga shtetit. Por ministrja thotë se nuk ka asnjë konflikt interesi dhe se bashkëshorti i saj është një "emigrant ëndërrimtar".

olta xhacka

Sondazh

Poll