Politike

Protesta/ Zbulohet fletëpalosja e PD: 7×7 arsye bëjnë 49 dhe jo 42! Boll më me kauza të shitura!

Mesazhet që jepen përmes fletëpalosjes.

6 Korrik 2022, 11:51 Nga F.M
Protesta/ Zbulohet fletëpalosja e PD: 7×7 arsye bëjnë 49
Selia blu dhe fletëpalosja

TIRANË- Fletëpalosja e shpërndarë nga Partia Demokratike për protestën e 7 korrikut nis me fjalët “Shqipëria në rrezik! Mos thuaj: Ç’më duhet mua?”. Më tej lexohet edhe “Fronti i Shpëtimit Kombëtar: Bashkimi i Kauzave!”. Në fletëpalosje, organizatorët kanë zgjedhur të ironizojnë edhe ish-kreun e PD, Lulzim Basha, pasi mbi të shkruhet se “7×7 arsye bëjnë 49 (dhe jo 42)! Boll më me kauza të shitura!” 

Protesta/ Zbulohet fletëpalosja e PD: 7×7 arsye bëjnë 49
Fletëpalosja

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të organizojë një protestë kundër qeverisë së Edi Ramës. Sipas Berishës, Rama është fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Ai ka thënë gjithashtu se selia blu do të jetë çdo ditë e hapur për çdo qytetar që kërkon të bëjë një denoncim.

sali berisha partia demokratike protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll