Politike

VD/ Rama: Shqipëria dhe Holanda po përgatisin një propozim për komunitetin europian

Kryeministri Edi Rama deklaron se ky është një lajm i jashtëzakonshëm për moralin dhe perspektivën e Shqipërisë

6 Korrik 2022, 08:11 Nga A.B
VD/ Rama: Shqipëria dhe Holanda po përgatisin një propozim
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria bashkë me Hollandën po përgatisin një propozim të tyrin se si duhet të artikulohet në terrenin e jetës reale eurpiane ideja e Presidentit të Francës për Komunitetin e Ri Politik Europian. Mëngjesin e sotëm, Rama ka publikuar disa pamje gjatë takimit me kryeministrin e Holandës Mark Rutte, ku thotë se ky është një lajm i jashtëzakonshëm për moralin dhe perspektivën e Shqipërisë.

'Vizita në Hagë ka pasur një lajm të jashtëzakonshëm për moralin dhe perspektivën e Shqipërisë. Shqipëria bashkë me Hollandën do të përgatisin një propozim të tyren për se si duhet të artikulohet në terrenin e jetës reale europiane, ideja e Presidentit të Francës për Komunitetin e Ri Politik Europian. Kjo është një ide e re për të gjeneruar një energji dhe fuqi të re europiane, pa e zëvendësuar dhe as anashkaluar procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian. Ndërsa ideja e propozimit shqiptaro-hollandez mori jetë pikërisht gjatë vizitës në Hagë, ku duke vlerësuar lart punën dhe arritjet e Shqipërisë, po edhe duke çmuar kontributin tonë kritik në tryezën e Këshillit Europian, kryeministri Mark Rutte më kërkoi të hidhnim në letër, bashkarisht, si dy vende mike, njëri në rrënjët e BE-së, tjetri ende jo në BE, një këndvështrim të përbashkët për sesi duhet të jetësohet ideja e komunitetit të ri politik europian. Ky është një moment i paimagjinueshëm deri pak vite më parë i Shqipërisë në arenën politike ndërkombëtare dhe më gjerë si edhe një shprehje prekëse për Shqipërinë e për shqiptarët. Do të punojmë me kryeministrin Rutte dhe skuadrat tona për të nxitur një debat konstruktiv e produktiv për Europën e të gjithë europianëve, në Samitin e Madh për këtë temë, në Pragë tetorin e ardhshëm, ku do të paraqesim edhe propozimin tonë.'- deklaron Rama. 

Kryeministri Mark Rutte ka kërkuar që të hidhet në letër një këndvështrim të përbashkët për sesi duhet të jetësohet ideja e komunitetit të ri politik europian.

edi rama

Sondazh

Poll