Politike

Protesta e 7 korrikut/ Zbardhet axhenda, nga marshimi tek të ftuarit, i fundit flet Berisha

Protestuesit sipas degëve do të mblidhen një pjesë në Sheshin Skënderbej, një pjesë tek Nënë Tereza.

6 Korrik 2022, 11:25 Nga A.B
Protesta e 7 korrikut/ Zbardhet axhenda, nga marshimi tek të ftuarit, i
Protesta

TIRANË- Protesta e ditës së nesërme e thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zgjasë për disa orë. Protesta do të nisë me marshimin e kryedemokratit Sali Berisha nga selia e PD-së dhe do të hapet me këngën e Renis Gjokës dhe Big Basta. Himni i protestës me titullin “Një hap përpara” është publikuar paraditen e kësaj të mërkure nga vetë Berisha.

Në protestë do të flasin përfaqësues nga shoqëria civile, me fjalën hapëse që do ta ketë Altin Goxhaj, si kryetar i Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë. Protestuesit sipas degëve do të mblidhen një pjesë në Sheshin Skënderbej, një pjesë tek Nënë Tereza.

Në podium do të ngjiten përfaqësues të të gjitha shtresave të shoqërisë ndërsa lideri Sali Berisha, do të ketë fjalën e fundit në protestën para Kryeministrisë.  

Policia e Shtetit ende nuk ka bërë publike masat që do të marrë për tubimin e nesër e se cilat rrugë do të bllokohen në kryeqytet.

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të organizojë një protestë kundër qeverisë së Edi Ramës. Sipas Berishës, Rama është fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Ai ka thënë gjithashtu se selia blu do të jetë çdo ditë e hapur për çdo qytetar që kërkon të bëjë një denoncim.

protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll