Politike

Evazion fiskal përmes të moshuarve, deputeti i PS: Ka edhe në Fier, taktikë e të korruptuarve

Ai shton më tej se institucionet dhe gazetaria investigative duhet t’i hyjnë me ‘qilizëm’ kësaj historie, pasi është taktikë që mund të jetë përdorur nga shumë të korruptuar.

6 Korrik 2022, 09:17 Nga F.M
Evazion fiskal përmes të moshuarve, deputeti i PS: Ka edhe në
Petro Koçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi ka kërkuar që të Prokuroria e Posaçme Kundër Korrpsionit dhe Krmit të Organizuar (SPAK) të kthejë sytë nga Fieri për të hetuar për evasion fiscal. Referuar skemës së përdorur nga 24 kompanitë e denoncuara nga kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, Koçi shkruan se edhe në qytetin ku ai ka dalë deputet mund të jenë përdorur të moshuar për të fshehur pasurinë. Ai shton më tej se institucionet dhe gazetaria investigative duhet t’i hyjnë me ‘qilizëm’ kësaj historie, pasi është taktikë që mund të jetë përdorur nga shumë të korruptuar.

Postimi i Petro Koçit në Facebook:

Po dëgjoj këtë historinë e përdorimit të të moshuarve 90-vjeçarë në aferat e evazionit fiskal të inceneratorëve. Nuk di sa i vërtetë është ky rast. Por jam i sigurtë që këtë taktikë mund ta kenë përdorur gjerësisht shumë pehlivanë të korruptuar. Prandaj institucionet dhe gazetaria investigative duhet t’i hyjnë me qilizëm kësaj historie. Dhe ne Fier thuhet që ka biznese të korruptuarish që paratë e fituara në detyra shtetërore, investohen nëpërmjet të afërmish nganjëherë në moshë pleqërie.

Kryemadhi ka denoncuar kompani, që së bashku, kanë kryer evazion fiskal në vlera të mëdha parash. Bëhet fjalë për 24 kompani të cilat sipas Kryemadhit kanë kryer miliona euro evazion fiscal përmes faturave fiktive. Kryemadhi tha se një prej kompanive që në librat e blerjes shihej se furnizohej me fruta, në librin e shitjes faturonte hekur e beton. Për të humbur gjurmët sipas kryemadhit këto kompani shiteshin tek persona që s’kishin lidhje me to. Një prej tyre ishte edhe rasti i dy të moshuarve Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi. Ky denoncim ka sjellë edhe reagime nga Partia Demokratike me në krye Sali Berishën, që kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

petro koci afera e inceneratoreve

Sondazh

Poll