Politike

VD-7 korriku/ Berisha: Nesër bashkë me temperaturat rritet urrejtja popullore

Ai shtoi se Edi Rama nuk meriton të qeverisë as edhe një ditë më shumë.

6 Korrik 2022, 11:34 Nga F.M
VD-7 korriku/ Berisha: Nesër bashkë me temperaturat rritet urrejtja

TIRANË- Në tryezën e tretë të Shoqërisë Civile me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, ku u promovua edhe libri “Shqipëria në rrezik – çfarë mund të bëjmë”, lideri i opozitës përcolli mesazhe për protestën e nesërme para Kryeministrisë. Berisha tha se protesta do të jetë epike për nga pjesëmarrja dhe qëllimet e saj, ndërsa shtoi se Edi Rama nuk meriton të qeverisë as edhe një ditë më shumë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Së pari, ju përshëndes dhe ju falënderoj për praninë tuaj këtu në promovimin e këtij libri i cili është nga njëra anë një homazh për kauzat dhe aktivistët e shoqërisë civile, të cilët në kushte shumë të vështira kanë promovuar dhe mbrojtur këto kauza. Por nga ana tjetër është dhe një mesazh thirrjeje për të gjithë shqiptarët që të bashkohen me këto kauza të drejta të cilat kanë një emërues të përbashkët, mbrojtjen e lirive të shqiptarëve. Është një nderim dhe homazh gjithashtu për të gjitha ata që nesër do të mbushin bulevardin në një protestë epike do të thosha, në një protestë jetikë për Shqipërinë, mbasi siç del çdo orë dhe çdo ditë Edi Rama dhe ekipi i tij abuzon me lirinë, me financat, me qenien, me dinjitetin e qytetarëve shqiptarë. Temperaturat janë të larta, por më e lartë është dhe urrejtja popullore për këtë dhunues të kauzave, të lirive apo gjithçka lidhet me liritë e qytetarëve shqiptarë, me qenien e tyre. Libri është dëshmi gjithashtu e një serioziteti të madh me të cilin merret mbrojtja e kauzave dhe së bashku me himnin e Renis Gjokës dhe Big Basta që është barrakuda e protestës sonë, ne do ecim të pandalshëm në këtë rrugë sepse kjo qeveri nuk meriton të jetë në pushtet as edhe një ditë të vetme. Qytetarët janë njohur tashmë me mënyrën e paimagjinueshme të vjedhjes së parave të thesarit të shtetit duke shpallur biznesmenë njerëz të moshuar në azile, njerëz që u kanë vjedhur kartat e identitetit, njerëz që nuk kanë asnjë lidhje por kanë një fat të keq: mafia qeveritare e djegësave ka vendosur t'i përdorë ata për të vjedhur gjatë kësaj periudhe 60 milionë euro, ndërkohë që qytetarëve që përballen me rritje të papërmbajtshme çmimesh nuk u kompensohet një qindarkë e vetme.

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të organizojë një protestë kundër qeverisë së Edi Ramës. Sipas Berishës, Rama është fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Ai ka thënë gjithashtu se selia blu do të jetë çdo ditë e hapur për çdo qytetar që kërkon të bëjë një denoncim.

protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll