Politike

Koncensioni i Pallatit të Brigadave, Braho: Do përfundojë në disko, ai që e investon edhe e privatizon

Braho tha se një godinë me një histori të tillë edhe mund të orivatizohet një ditë, nëse dikush e merr dhe investon në të. 

5 Korrik 2022, 14:34 Nga F.M
Koncensioni i Pallatit të Brigadave, Braho: Do përfundojë në
Spartak Braho

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho është shprehur se Pallati i Brigadave do të mund të kthehet në disko nëse vijohet me këto procedura. I ftuar në "News24", Braho tha se një godinë me një histori të tillë edhe mund të orivatizohet një ditë, nëse dikush e merr dhe investon në të. 

"Pallati i Brigadave u ndërtua rreth viteve 35-40 dhe u konceptua si simboli i madhështisë së mbretërisë, të mbretit Zog në atë kohë, me fonde shtetërore e donacione të Italisë. Qe një vepër arkitektonike shumë e goditur, shumë e bukur. Ka një histori të asaj, sepse lidhet me periudhën e luftës. Atje qeveritë, në kohën e fashizmit, bënin mbledhjet. Madje në një mbledhje qeverie arriti të binte dhe një predhë topi e brigadave të partizanëve. Ky i jep me koncesion dhe pastaj përfundojnë në disko. Kam dyshim. Nëse e merr me qira apo me koncesion, ai kur të ketë bërë dhe disa investime, ka të drejtë edhe ta privatizojë. Më vjen keq që një vepër me vlera të përfundojë kështu. Të gjitha pritjet atje janë bërë. Ku do vejnë të futen pastaj? Në Surrel? Pastaj duhet të marrë leje nga koncesionari. Është një histori ende me të panjohura,"- tha Braho. 

Qeveria vendosi të menaxhojë Ansamblin Historik të Pallatit të Brigadave përmes një partneriteti të quajtur PMI (Plan Menaxhimi i Integruar). Plani i Menaxhimit të Integruar do të përbëhet nga një grup ekspertësh të fushave të ndryshme, të cilët e njohin këtë monument, sipas qeverisë. Përmes vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, theksohet se ky menaxhim do të bëhet në partneritet me një periudhë prej 20 vitesh, ku pala e interesuar duhet të ketë financimin e duhur dhe përvojën për rijetëzimin e këtij Ansambli. Projekti i Pallatit të Brigadave është njësoj me atë të Parkut të Butrintit, i cili u dha për 10 vite me koncesion dhe janë të njëjtat procedura të ndjekura edhe në rastin e vendimit të fundit të qeverisë.

spartak braho

Sondazh

Poll