Politike

Legalizimi i kanabisit, Braho: Rama mendon për vete, ka qenë fumator nga rinia deri vonë

Duke folur për vendimin për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore në vendin tonë, Braho tha se jemi të papërgatitur për ta bërë këtë.

5 Korrik 2022, 14:21 Nga F.M
Legalizimi i kanabisit, Braho: Rama mendon për vete, ka qenë fumator
Spartak Braho

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho nuk i kurseu deklaratat e forta kundrejt kryeministrit Edi Rama. Gjatë intervistës në 'Neës24', Braho u shpreh se legalizimi i kanabis në Shqipëri është bërë për përdorimin e vetë Ramës, pasi ka qënë përdorues që në rini. Duke folur për vendimin për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore në vendin tonë, tha se jemi të papërgatitur për ta bërë këtë.

'Kjo është pyetje shumë provokative. Tani kur flet për përdorim vetjak, ka parasysh edhe veten e tij ai sepse fumator kanabisi ka qenë, në rini edhe deri vonë. Ne jemi të papërgatiru sepse ekonomikisht kjo përvojë që e kaloi Maqedonia e Veriut, është një sektor që ka dalë me humbje, por kjo do edhe masa të forta. Të lejosh kultivimin industrial që thotë ai do të thotë të kesh siguri sepse këtu për dy vjet u bë nami, me qeverisjen e Ramës u kanabizua Shqipëria. Ikën nja 300-400 mln euro nga shitja e kanabisit në llogari të atyre që e lejuan në bankat e Zvicrës. Nuk jemi të përgatitur me logjistikë.'- tha Braho. 

spartak braho edi rama

Sondazh

Poll