Politike

Amnistia fiskale, Braho: As 10% s'do paguajnë, paratë e krimit janë bankomati që mban gjallë politikanët tanë

Braho tha se në Shqipëri do të futen para nga emigrantët, por që askush s'do ta dijë burimin e tyre.

5 Korrik 2022, 14:29 Nga F.M
Amnistia fiskale, Braho: As 10% s'do paguajnë, paratë e krimit
Spartak Braho

TIRANË- Amnistia fiskale sipas ish-deputetit të Partisë Socialiste Spartak Braho do të bëjë të mundur futjen e parave të krimit në Shqipëri. I ftuar në "News24", Braho tha se në Shqipëri do të futen para nga emigrantët, por që askush s'do ta dijë burimin e tyre. Ish-deputeti tha se madje as 10% që duhet paguar, nuk do ta paguajnë të gjithë. 

"Janë bërë tentativa edhe më herët, disa kryeministria e kanë nisur dhe e kanë ndërprerë. Unë jam për legalizimin por a jemi ne gati, bankat tona, mos të përmend emra, arrijnë të pastrijnë paratë e mafiave. Ata që punojnë në mënyrë korrekte nuk do të ndihem mirë, do të vijnë një tufë të ardhurash që do të vijnë nga emigrantët që kanë grumbulluar para. Mirë ata që kanë burime krimi, bërtasin thonë po, bravo Rama. As 10% s'do paguajnë ata se të dish 10% duhet të dish se sa para kanë ata. Do të vazhdojë bankomati i famshëm që mban gjallë këta politikanët tanë,"- tha Braho. 

spartak braho

Sondazh

Poll