Politike

Lista e Investitorëve Strategjikë, Braho: Të dalin emrat, janë për të vënë duart në kokë, borgjezia po merr pasuritë publike

Braho tha se se pronat po përfundojnë në duart e oligarkëve e biznesmenëve që janë klasa e borgjezisë së re. 

5 Korrik 2022, 14:25 Nga F.M
Lista e Investitorëve Strategjikë, Braho: Të dalin emrat,
Spartak Braho

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho ka kërkuar që qeveria të publikojë listën e investitorëve strategjikë. I ftuar në "News24", Braho tha se se pronat po përfundojnë në duart e oligarkëve e biznesmenëve që janë klasa e borgjezisë së re. 

"Lista e Investitorëve Strategjik është për të vënë duart në kokë. Janë të gjithë bankomatet e Ramës. Pasuritë shtetërore e shpërndau te oligarkët e asaj kohe këtë po bën dhe Rama, pra pushteti po rrëshqet djathtas po jo sipas parimeve ligjore por sipas orekseve dhe frymëzimi politik që ka Rama që nuk është të mbështesë ato parime të humanizmit social që është karakteristikë e partive të majta. E di ti kush po i merr këto pronat? Samir Mane, ky Kastrati, këta janë etj, etj, këta po pasurohen. Klasa e borgjezisë së re por regresive, të cilët po e copëtojnë këtë vend keq është turp ti heqësh sot 3 mijë lekë pensionisti apo atë pronarin e vërtetë që ka trashëguar nga babai ata nuk po ndalen asnjë minutë në këtë grabitje galoponte sot në Shqipëri,"- tha Braho ndër të tjera. 

spartak braho

Sondazh

Poll