Politike

Komisioni për reformën territoriale/ Debat mes dy kryetareve, Çupi: S'më jep dot notë ti mua

Çupi u ndje e fyer në momentin kur Denaj i hoqi mikrofonin. 

5 Korrik 2022, 12:43 Nga A.B
Komisioni për reformën territoriale/ Debat mes dy kryetareve,
Anila Denaj dhe Dhurata Çupi

TIRANË- Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për Reformën Administrativo-Territoriale. Sot u zhvillua seanca dëgjimore me përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile. Dy kryetaret, Anila Denaj dhe Dhurata Çupi u përfshinë në një debat, për fjalën në komision. Çupi u ndje e fyer në momentin kur Denaj i hoqi mikrofonin. 

REPLIKAT:

Anila Denaj: Ju thatë mendim tuaj..

Dhurata Çupi: Cfarë është kjo merr mikrofonin e ndërpret fjalën e tjetrit. Atë që them unë e them unë moj zonjë. 

Anila Denaj: Nuk vijmë këtu me komente

Dhurata Çupi: Nuk futem dot në trurin e PS. S'më kishte ndodhur ndonjëherë që të më merrnin mikrofonin. Le tani mos më jep notë mua, se nuk jam studente unë. 

dhurata cupi anila denaj komisioni per reformen territoriale

Sondazh

Poll