Politike

Afera e inceneratorëve, Berisha: Mafia Rama-Veliaj vodhi 60 milion euro

Teksa ka ndarë dhe videon e intervistëse në Syri TV ku 2 pernsionistët reagojnë pasi emri i tyre figuronte në listën e pagesave Berisha shkruan se kjo është e pashembullt dhe dyshja Rama-Veliaj duhet të mbajbnë përgjegjësi.

5 Korrik 2022, 13:09 Nga e.k
Afera e inceneratorëve, Berisha: Mafia Rama-Veliaj vodhi 60 milion euro
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me skandalin e inceneratorëve ku 2 pensionistë që jetonin në azil figuronin si pronarë të 30 milion euro që sipas Berishes i ishin kaluar nga mafia Rama-Veliaj.

Teksa ka ndarë dhe videon e intervistëse në Syri TV ku 2 pernsionistët reagojnë pasi emri i tyre figuronte në listën e pagesave Berisha shkruan se kjo është e pashembullt dhe se dyshja Rama-Veliaj duhet të mbajnë përgjegjësi.

“E pashembullt!!!

Mafia Rama-Veliaj vodhi 60 milionë euro para të taksapaguesve që gjoja do të përdoreshin për ndërtimin e djegësit të Tiranës.

Nga kjo shumë vendosi 30 milionë euro në bankë në emër të pensionistes 89 vjeçare Haxhire Gurakuqi, e cila prej dy vjetësh ndodhet në azil dhe nuk ishte marrë kurrë me biznes.

Sapo sigurimet shoqërore u njoftuan për milionat e saj, Haxhires papritmas i ndërpritet pensioni.

Ndiqeni intervistën e saj më poshtë:” shkruan Berisha.

Kryemadhi tha një ditë më parë se janë disa kompani, që së bashku, kanë kryer evazion fiskal në vlera të mëdha parash. Monika Kryemadhi denoncoi 24 kompani të cilat në funksion të kompanisë së inceneratorit të Tiranës bëjnë evazion fiskal miliona euro përmes faturave fiktive. Kryemadhi tha se një prej kompanive që në librat e blerjes shihej se furnizohej me fruta, në librin e shitjes faturonte hekur e beton. Për të humbur gjurmët sipas kryemadhit këto kompani shiteshin tek persona që s’kishin lidhje me to.

8 artikuj për këtë temë.

sali berisha partia demokratike afera e inceneratoreve

Sondazh

Poll