Politike

Kardhiq-Delvinë/ Braho: Skandal! Aferë korruptive, Balluku pjesë e oligarkisë së Ramës

Braho tha se ajo rrugë është nisur nga ish-ministri i ndjerë Sokol Olldashi.

5 Korrik 2022, 14:19 Nga F.M
Kardhiq-Delvinë/ Braho: Skandal! Aferë korruptive, Balluku pjesë
Spartak Braho

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho ka deklaruar se aksi Kardhi-Delvinë është një skandal dhe aferë korruptive. I ftuar në News24, Braho tha se ajo rrugë është nisur nga ish-ministri i ndjerë Sokol Olldashi. Ai shtoi se ministrja Belinda Balluku është pjesë e oligarkisë së Ramës.

"Rama është një megaloman që kërkon të krijojë atë që quhet “era e Ramës”. Ajo rrugë ka filluar që kur ishte ministër Olldashi. Është në kuadrin e aferave korruptive ku është përfshirje ministrja. Balluku është pjesë e oligarkisë politike të Ramës, me të jep e merr, me të zgjedh kë do ai, për të krijuar atë që quhet era e Ramës. Rama është megaloman, i ka hipur në kokë. Rama po të ketë ushtrinë fillon edhe luftën në Ballkan, por nuk ka këllqe. Kërkon të kujtohet, është i papërmbajtshëm,"- tha Braho ndër të tjera. 

Me një gjatësi prej 33 km, përfundimi i rrugës Kardhiq-Delvinë e shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm zhvillimit të zonës dhe Shqipërisë. Pjesë e kësaj rruge është edhe tuneli i Skërficës, me një gjatësi prej 1,3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670 m, sipas të gjitha kushteve të sigurisë. 

spartak braho edi rama kardhiq-delvine

Sondazh

Poll