Politike

PD kërkesë Kryetares së Kuvendit: Të mblidhet Këshilli për çështjen e Olta Xhaçkës

Në kërkesë theksohet se thirrja e Këshillit është e detyrueshme sipas Rregullores së Kuvendit kur e kërkojnë 5 anëtarë të Këshillit.

5 Korrik 2022, 13:16 Nga A.B
PD kërkesë Kryetares së Kuvendit: Të mblidhet Këshilli
Olta Xhaçka dhe Lindita Nikolla

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka bërë kërkesë Kryetares së Kuvendit për shqyrtim të mandatit të Olta Xhaçkës. Ata kanë kërkuar të mblidhet Këshilli i Rregullores dhe Mandateve. Në kërkesë theksohet se thirrja e Këshillit është e detyrueshme sipas Rregullores së Kuvendit kur e kërkojnë 5 anëtarë të Këshillit.

“5 anëtarët demokrat të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve i kanë kërkuar Kryetares së Kuvendit mbledhjen e Këshillit, ditën e nesërme, në orën 13:00, me rend dite vijimin e shqyrtimit të çështjes së papajtueshmërisë së mandatit për deputeten Olta Xhacka. Në kërkesë theksohet se thirrja e Këshillit është e detyrueshme sipas Rregullores së Kuvendit kur e kërkojnë 5 anëtarë të Këshillit”, thuhet në kërkesë.

PD kërkesë Kryetares së Kuvendit: Të mblidhet Këshilli

14 deputetë të PD kanë kërkuar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetes Olta Xhaçka për shkak se ajo ka përfituar, nëpërmjet bashkëshortit të saj, statusin e investitorit strategjik, duke marrë në përdorim pasuri publike.

Pse akuzohet ministrja?

Bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi do të ndërtojë përmes një kompanie të tretë, një resort turistikm në Dhërmi, pasi është shpallur edhe "investitor strategjik" nga qeveria Rama. Në skemën e dyshuar si klienteliste, kunata e ministres Xhaçka, Taëni Lin Grzych-Sutton, një shtetase 30-vjeçare nga Masaçusets i SHBA, e cila prej vitesh bashkëjeton në Tiranë me vëllain e Xhaçkës mori pronën në fjalë në përdorim në bregdet përmes një kompanie e cila u ngrit dhe u asistua nga administrata e kompanisë së Gaçit. Paralelisht Me firmën e Kryeministrit Rama, kompania "AG.Tç" SH.P.K në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka, shpallet investitor strategjik për ndërtimin e resortit në Dhërmi, i cili parashikon marrjen e tokës në bregdet në përdorim për 30 vite. Kryeministri Rama ndryshon vendimin e datës 22/02/2021 dhe shton kompaninë e kunatës si investitore strategjike. Vetë Gaçi i pyetur për mediat ka thënë më herët se është ai investitori por nuk ka deklaruar se shtetasja amerikane në fakt është njohje e tij dhe krushqi e të shoqes ministre. Me këtë vendim, familja Xhaçka përfiton marrjen e pronës publike në përdorim deri në 30 vjet dhe infrastrukturë falas nga shtetit. Por ministrja thotë se nuk ka asnjë konflikt interesi dhe se bashkëshorti i saj është një "emigrant ëndërrimtar".

partia demokratike kuvendi i shqiperise olta xhacka

Sondazh

Poll