Politike

Propozimi i PS për Kodin Rrugor: Të rritet deri në 15 vjet vlefshmëria e patentave, 70-vjeç në timon

Shoferët deri në 70 vjeç, do të kenë patentë me vlefshmëri 5 vjet më shumë se ajo aktualja.

5 Korrik 2022, 13:19 Nga A.B
Propozimi i PS për Kodin Rrugor: Të rritet deri në 15 vjet
Patenta

TIRANË- Patentat për drejtuesit e mjeteve të jenë 15-vjeçare. Kështu ka propozuar kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili kërkon disa ndryshime në Kodin Rrugor. 

PS kërkon që deri në moshën 70-vjeçare, qytetarët mund të drejtojnë autobusë, kamion dhe çdo mjet tjetër për transport njerëzish dhe mallrash. Kushti i vetëm për drejtuesit është paraqitja e një dëshmie të veçantë për kërkesat fizike dhe psikike. Po ashtu, kërkohen ndryshime për shoferët e rinj. Brenda 3 viteve pas marrjes së lejes së drejtimit A dhe B nuk duhet të lejohet tejkalimi i shpejtësisë prej 80 km/orë në autostrada dhe 70 km/orë në rrugët interurbane kryesore.

Lejedrejtimet e mjeteve të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, sipas grup moshave, janë të vlefshme për: 15 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 70 vjeç. Për personat mbi 70 vjeç konfirmimi i vlefshmërisë së lejes së drejtimit bëhet duke dorëzuar certifikatë mjekësore të lëshuar nga një prej organeve mjekësore të përmendura në pikën 2 të nenit 117, jo më shumë se gjashtë muaj përpara, nga e cila të rezultojë që zotëruesi i kësaj certifikate plotëson të gjitha kërkesat fizike e psikike të kërkuara”, thuhet në draftin e propozuar nga kreu i grupit të PS-së.

Kodi Rrugor kërkon 84 vota për tu miratuar. PS dhe PSD kanë në Kuvend 77 vota, çka do të thotë se do të duhen edhe shtatë vota nga e djathta që ndryshimet ligjore të hyjnë në fuqi.

Neni 124 pika 1 është

Lejedrejtimet e mjeteve të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, sipas grup moshave, janë të vlefshme për:

– 10 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për personat deri në moshën 50 vjeç;

– 5 vjet, për ata që kanë kaluar moshën 50 vjeç

– 3 vjet, për ata që kanë kaluar të 70-tat.

Neni 124 pika 1 propozohet të bëhet

Lejedrejtimet e mjeteve të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, sipas grup moshave, janë të vlefshme për:

– 15 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 70 vjeç;

– Për personat mbi 70 vjeç konfirmimi I vlefshmërisë së lejes së drejtimit bëhet duke dorëzuar certifikatë mjekësore të lëshuar nga një prej organeve mjekësore të përmendura në pikën 2 të nenit 117, jo më shumë se gjashtë muaj përpara, nga e cila të rezultojë që zotëruesi I kësaj certifikate plotëson të gjitha kërkesat fizike e psikike të kërkuara.

patenta taulant balla

Sondazh

Poll