Politike

Liri Berisha feston 74-vjetorin e lindjes, urimi i veçantë i Malltezit: Sot është dita e Presidentes me page 0 lek

Ai e përshkruan Liri Berishen si një shembull të jashtëzakonshëm që ka ndihmuar dhe ndihmon prej vitesh fëmijët me autizëm.

5 Korrik 2022, 12:52 Nga e.k
Liri Berisha feston 74-vjetorin e lindjes, urimi i veçantë i
Liri Berisha

TIRANË- Jamarbër Malltezi dhëndri i ish kryeministrit ka zgjedhur një urim special për të uruar Liri Berishen me rastin e ditëlindjes. Me anë të një statusi në facebook Malltezi shkruan se sot është dita e Presidentës me 0 lekë duke ju referuar faktit se zonja Liri Berisha është themeluesja dhe Presidentja e Qendres Rajonale te Autizmit ku dhe prej fillimit nuk është paguar kurrë.

“Dita e Presidentes me page 0 lek! Krijoi me vullnet, perkushtim, vizion dhe shume dashuri Qendren Rajonale te Autizmit. Ndihmoi qindra femije dhe familjet e tyre te perballen me autizmin dhe shume prej tyre te integrohen ne shoqeri, si edhe mundesoi kualifikime per qindra profesioniste te rinj. Per te gjitha keto paguhet 0 leke”, shkruan Malltezi.

Ai e përshkruan Liri Berishen si një shembull të jashtëzakonshëm që ka ndihmuar dhe ndihmon prej vitesh fëmijët me autizëm.

“Prania dhe forca e virtutit te saj ka vite qe apelon shumekend te ndihmojme femijet me autizem. Ndihma qe cdokush jep per trajtimin e ketyre femijeve tejkalon shume here pensionin qesharak te presidentes se fondacionit. Por eshte njeriu i vetem ne Shqiperi qe njoh qe gezohet kur ndihmojme femijet e nuk pranon ndihme per vete”, shprehet Malltezi.

Liri Berisha feston sot 74 vjetorin e lindjes dhe ka marrë shumë mesazhe urimi nga bashkëpunëtorë, miq dhe të afërm. Zonja Berisha botoi së fundmi dhe një libër që i kushtohet “Nënë Terezës” të cilin e promovoi mes shumë miqsh që morën dhe autografin e saj.

STATUSI I PLOTË I MALLTEZIT:

Dita e Presidentes me page 0 lek!
Krijoi me vullnet, perkushtim, vizion dhe shume dashuri Qendren Rajonale te Autizmit. Ndihmoi qindra femije dhe familjet e tyre te perballen me autizmin dhe shume prej tyre te integrohen ne shoqeri, si edhe mundesoi kualifikime per qindra profesioniste te rinj. Per te gjitha keto paguhet 0 leke.
Nje presidente fondacioni qe pagen e ka 0 lek dhe jeton me pensionin e vet! (As ne azil qe ti jape edvini nja 30 miljon € per te pastruar natyrisht nuk shkon
Prania dhe forca e virtutit te saj ka vite qe apelon shumekend te ndihmojme femijet me autizem. Ndihma qe cdokush jep per trajtimin e ketyre femijeve tejkalon shume here pensionin qesharak te presidentes se fondacionit. Por eshte njeriu i vetem ne Shqiperi qe njoh qe gezohet kur ndihmojme femijet e nuk pranon ndihme per vete!
Se fundi botoi librin “Nene Tereza ne jeten time” si per te treguar burimin e frymezimit dhe busullen morale. Lavdia e saj nuk ka nevoje per asgje, e jona si komb ka nevoje per kete shembull te jashtezakonshem.
Gezuar Ditelindjen Lili! Shendet dhe mbaresi te urojme te gjithe qe te njohim dhe qe na ke ndikuar te behemi me te mire ne jete!

liri berisha jamarber malltezi

Sondazh

Poll