Politike

'Mafia mbërriti në azil'/ Këlliçi: PD kërkon sot dorëheqjen e menjëhershme të Ramës

Në emër të PD-së, Këlliçi u bën thirrje të gjithëve, të djathtë e të majtë, të ngrihen në protestë.

5 Korrik 2022, 12:34 Nga A.B
'Mafia mbërriti në azil'/ Këlliçi: PD
Belind Këlliçi

TIRANË- Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ditën e sotme, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi mori rastin e dy të moshuarve në azilin e pleqve. Ai u shpreh se mafia e inceneratorëve ka mbërritur deri në azil duke shtuar se aty kanë shkuar dy prokurorë faket të cilët i kanë marrë firmën për t'i zhbllokuar lekët e pensionit.

Në emër të PD-së, Këlliçi u bën thirrje të gjithëve, të djathtë e të majtë, të ngrihen në protestë.

DEKLARATA E KËLLIÇIT:

Haxhire Gurakuqi është një shqiptare e moshuar që jeton në azil. Ajo priste që Edi Rama dhe Arben Ahmetaj t’i ndërtonin shtëpinë e shembur nga tërmeti. Për Mafian e inceneratorëve nuk dinte gjë, sepse nuk i ndiqte lajmet. Deri ditën kur mafia mbërriti edhe në azilin e saj, dhe zonja Gurakuqi u bë vetë lajmi. Dy prokurorë ‘fake’ shkojnë dhe i marrin firmën për ‘t’i zhbllokuar’ lekët e pensionit. Letrat e firmosura prej saj janë, në fakt, leja që ata të përdorin llogarinë bankare të së moshuarës dhe të qarkullojnë 30 milionë eurot e inceneratorëve të ‘biznesmenëve fake’ Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja.  ‘Fake’ sepse, pas tyre janë Gjiknuri, Ahmetaj, Veliaj dhe Rama. Partia Demokratike përçmon me neveri mashtrimin e një të moshuare, të braktisur në azil nga inkompetenca e pushtetit, dhe dënon me forcë vjedhjen e radhës në serialin “Mafia e inceneratorëve’. Ne i bëjmë thirrje SPAK-ut të hetojë kokën e aferës qindra milionë euroshe dhe të mos merret më me bishtat. Deklarata e këtij institucioni, pas skandalit të fundit, se po ndjek paratë, kur hetimet kanë filluar prej 1 viti, nuk është serioze. Nën dritën e fakteve të reja, skandalit të radhës dhe traditës në hajdutëri të kësaj qeverie, Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës. Partia Demokratike i bën thirrje të gjithëve, të djathtë e të majtë, të ngrihen në mbrojtje të dinjiteti të tyre dhe të Shqipërisë. Duhet menjëherë ndalur marshimi mbi shpinat e shqiptarëve i bandës në pushtet.  Pasi çon 500 mijë shqiptarë në azilet e botës në 9 vjet qeverisje, ordinerët e tij u shkojnë atyre që kanë mbetur, deri në azilet e pleqve, dhe u marrin kacidhet e shpenzimeve funerale. Ju rikujtojmë shprehjen famëkeqe “Nuk keni parë asgjë, akoma!”. Pas Haxhire Gurakuqit nuk ka mbetur më asgjë për të pare. Hiq dorëheqjen e Edi Ramës dhe fundin e qeverisë më të korruptuar në historinë e Europës. Ndaj,Të nderuar qytetarë,Bashkohuni me shoqërinë civile dhe Partinë Demokratike më 7 korrik! Për një Shqipëri në rrezik. Për një Shqipëri që kalon nga duart e hajdutëve në të shqiptarëve.

belind kellici edi rama partia demokratike

Sondazh

Poll