Politike

VD-Investitori pyet për pronat, Rama: Në Shkodër tokat u ndanë si burrat, po bëhet digjitalizimi

Ndaj shtoi se është përgatitur platforma për këtë gjë. 

5 Korrik 2022, 10:58 Nga F.M
VD-Investitori pyet për pronat, Rama: Në Shkodër tokat u
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt do të bëhet digjitalizimi për pronat. Në një takim me një grup investitorësh në Holandë, Rama tha se në Shkodër është arrihet që bë bihet dakort mes qytetarëve për pronat, por nuk ka ndodhur e njëjta gjë në të gjithë vendin. Ndaj shtoi se është përgatitur platforma për këtë gjë. 

Pjesë nga biseda:

Së bashku me mikun tim shqiptar kemi ngritur një biznes për bërjen e verës në Shkodër, tashmë prodhojmë verë nga varieteti lokal i rrushit. Mund t’ju them që jemi të vegjël, por ka qenë një aventurë. Çdo gjë bëhej në kohë. Njoh edhe dia prej probleme që kemi hasur, që është mungesa e dokumentacionit të pronësisë, çfarë prisni, cili është plani sepse mendoj që është element kyç për të huajit

Edi Rama: Ajo që ju keni nuk është diçka e vogël, kam dëgjuar se çfarë bëni dhe produkti juaj është shumë i mirë. Në shtator do të jemi me panairin e verërave në Ballkanin e Hapur. Ju, shqiptarët dhe ai shqiptar që ka qenë shumë i zgjuar që të bëjë partneritet me holandezin është i ftuar. Dua të them dy gjër,a në fushën ku ju punoni, për shkak të një tradite ndryshe, ligji për pront pas komunizmit nuk është zbatuar. Mbështetet në konceptin e shpërndarjes së tokës kundrejt të gjithë njerëzve që ishin anëtarë të partisë komuniste, të beheshin të vetëmjaftueshëm individualisht, ndarja u bazua në një formulë, por në atë pjesë ku ju punoni, njerëzit njohin kufijtë e vjetër, kështu që ata bënë diçka që nuk qe e mundur të bëhej në këtë nivel në të gjithë vendin, mbështetur në kufijtë e vjetër. Trajtimi i kësaj çështjeje është bërë si burrat dhe kanë rënë dakort kështu. Gjithsesi ka nisur procesi i digjitalizimit dhe nëse nuk ka ndodhur ende aty ku jeni, do të bëhet, shpresoj që në vitin 2024, gjithë pronat do të jenë digjitalizuar.

edi rama

Sondazh

Poll