Politike

VD-Rama: Në Shqipëri protestohet para zyrës time sepse të gjithë janë kryeministra më vete, një element spazmatik

Ai tha se protestat ndodhin rrallë.

5 Korrik 2022, 10:38 Nga F.M
VD-Rama: Në Shqipëri protestohet para zyrës time sepse të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i konsideroi kalimtare protestat në Shqipëri. Në një bisedë me investitorët në Holandë, Rama tha se të gjithë në Shqipëri mendojnë se janë kryeministra e ndaj dalin para zyrës së tij dhe protestojnë.

Pjesë nga biseda: 

Jam drejtues i një kompanie, investojmë kudo, në botë e Meksikë, ajo që shohim kur investojmë jashtë është që situate politike ndryshon. Pra si e parashikoni të ardhmen dhe stabilitetin ekonomik të Shqipërisë.

Edi Rama: Dëgjo, Shqipëria ka një element specifik përtej stabilitet apo jo politik. Është mikpritesë ndaj të huajve, të haujt që vijnë në Shqipëri, nga qytetarët normal tek investuesit marrin një trajtim normal, në përgjithësi flas. Shqipëria është zhvilluar me një ligj mikpritjeje, në ligjin tonë të parë, Kanunin, është mikpritja. Fjalia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut thuhet në rreshtin e parë. Kemi protesta ndonjëherë, në 2 mijë metërshin katrorë përballë kryeministrit sepse jemi një vend ku të gjithë janë kryeministra më vete. Por nuk çon kurkund, është një element spazmatik i vendit tonë, ajo që po kalojmë me fermerët sot për sot do të quhej dhunë brutale, nuk kemi asgjë për tu shqetësuar për stabilitetin politik apo për faktin që je i huaj. Ne kujdesemi mirë për të huajt.

edi rama

Sondazh

Poll