Politike

VD-SPAK thirri të moshuarit? Kryemadhi: Shashka, s'është aspak e vërtetë

Kryemadhi thotë se SPAK s'i ka pyetur të moshuarit për asgjë. 

5 Korrik 2022, 11:45 Nga F.M
VD-SPAK thirri të moshuarit? Kryemadhi: Shashka, s'është
Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi është shprehur se nuk është aspak e vërtetë që Prokuroria e Përgjithshme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë në pyetje dy të moshuarit që sipas saj gëzojnë 30 milionë dollarë kompani. Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi thotë se SPAK s'i ka pyetur të moshuarit për asgjë. 

"Dua të njoftoj dhe të gjithë gazetarët që të mos hedhin shashka sikur qenkan thirrur në SPAK pensionistët nuk është e vërtetë sepse ne ende nuk e kemi dorëzuar padinë në SPAK për këtë çështje. Nuk mendoj që SPAK-u është kaq urgjent të thërriska pensionistët por bëhet për shfokusuar vëmendjen. Vëmendja është tek shteti, po SPAK-u duhet ta t hërrasë urgjent dhe ta kthejë nga Holanda pako postale Edi Ramën dhe ta pyesi me cc'të drejtë ke vjedhur firmat e dy pensionistëve. Sepse nuk janë dy pensionistë, do të mësoni akoma më shumë. Do të dali që shumë firma fiktive të krijuara pronarët e tyre nuk janë në dijeni të firmave të tyre që kanë krijuar. Pra, ju është marrë karta identitetit, ju është vjedhur karta identitetit dhe më pas kanë kryer veprime të tjera. Megjithatë, kjo është në dorë të SPAK-ut,"- tha Kryemadhi. 

Kryemadhi tha një ditë më parë se janë disa kompani, që së bashku, kanë kryer evazion fiskal në vlera të mëdha parash. Monika Kryemadhi denoncoi 24 kompani të cilat në funksion të kompanisë së inceneratorit të Tiranës bëjnë evazion fiskal miliona euro përmes faturave fiktive. Kryemadhi tha se një prej kompanive që në librat e blerjes shihej se furnizohej me fruta, në librin e shitjes faturonte hekur e beton. Për të humbur gjurmët sipas kryemadhit këto kompani shiteshin tek persona që s’kishin lidhje me to.

monika kryemadhi afera e inceneratoreve

Sondazh

Poll