Politike

Protesta e PD, studentja bën thirrje për pjesmarrje: Një Shqipëri që nuk ngre krye është një Shqipëri në rrezik

Prela tha se protesta është për të ngritur zërin për problemet e të gjithë shoqërisë.

5 Korrik 2022, 10:32 Nga f.g

 

Protesta e PD, studentja bën thirrje për pjesmarrje: Një
Dorisa Prela, studente

TIRANE- Dy ditë para protestës së Partisë Demokratike, studentja Dorisa Prela kërkoi pjesëmarrje masive. Në një deklarim për mediat nga foltorja e selisë blu që qëndron e hapur për gati 1 javë, Prela tha se protesta është për të ngritur zërin për problemet e të gjithë shoqërisë.

Deklarata e plotë: 

Unë jam Dorisa Prela, 20 vjeç, studente e vit të parë ne degën Dizajn. Do t’i bashkohem protestës së shoqërisë civile dhe Partisë Demokratike më 7 korrik. Unë nuk do të dal në protestë për veten, por për të tjerët. Nëse mua dhe familjes time i shkojnë punët mire, shoh shumë të tjerë në vështitrësi. I shoh në lagje, në kishë apo në qytet.

Unë do të dal në protestë, sepse dua që edhe të tjerët të kenë mundësitë që unë kam. Unë dua të jem krahu i dikujt në nevojë.

Sepse çmimet e larta, edhe pse nuk i trembin disa, shumë të tjerë i bëjnë të ulin kokën. Protesta e 7 korrikut është rasti për të thënë se nuk duhet ta ulim kokën. Unë do të dal për të tjerët dhe mendoj se kjo është detyra e secilit. Te dalim për dikë që nuk i ka mundësitë tona, por është njëri prej nesh. Një Shqipëri që nuk ngre krye është një Shqipëri në rrezik.

dorisa prela protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll