Politike

VD-Rama: Sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka probleme, nuk është aty ku duhet

Rama tha se është bërë reforma në drejtësi, se Vettingu imponoi një pastrim.

5 Korrik 2022, 10:44 Nga F.M
VD-Rama: Sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka probleme, nuk
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se sistemi gjyqësor në Shqipëri nuk është aty ku duhet. Në një bisedë me investitorë holandezë, Rama tha se është bërë reforma në drejtësi, se Vettingu imponoi një pastrim e se thuajse 60% të gjyqtarëve ekzistues, por vendet bosh nuk janë të lehta për tu përballuar apo për t’i zëvendësuar ato.

Pjesë nga biseda: 

Nuk po flas si dikush që ka një profil nga politika, flas nga zemra, e dashuroj vendin, kam dy vjet që jetoj aty, në këndvështrimin tim dua të pyes nëse një investues i huaj mbështetet në një pushtet gjyqësor të pavarur. Kam punuar krah për krah me institucionet, nuk kam parë në asnjë vend që janë rivlerësuar gjyqtarët, nuk ka. Ju them që është një vend i besueshëm.

Edi Rama: Faleminderit për këto fjalë por do të thojë që sistemi unë i drejtësisë ka ende probleme, nuk është aty ku duhet, kur vjen fjala për të huaj, për investuesit nga jashtë, ka shumë kujdes dhe vëmendje për të mos krijuar shqetësime, për tanët më pak. Jemi të mirë për të dëmtuar veten, keni të drejtë, janë të dobishme dhe vijnë nga dëshmitarë, por ende nuk kemi arritur aty ku duhet, kemi nisur një reformë që është në procesin e rindërtimit, Vettingu imponoi një pastrim, thuajse 60% të gjyqtarëve ekzistues, por vendet bosh nuk janë të lehta për tu përballuar apo për t’i zëvendësuar ato. Duhen të dyja, gjyqtarë, njerëz të aftë por edhe të ndershëm, të aftë dhe të pandershëm janë problem. Nuk është e lehtë.

edi rama

Sondazh

Poll