Politike

VD-"Veza apo pula?" Investitori pyet për objektinvin e infrastrukuturës, Rama: Eja na habit me ide

Rama tha se çdo ide është e mirëpritur në vendin tonë. 

5 Korrik 2022, 10:56 Nga F.M
VD-"Veza apo pula?" Investitori pyet për objektinvin e
Edi Rama

HOLANDË- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që investitorët holandezë ta habisin me ide për infrastrukturën në vend. Në një bisedë në Holandë me një investitor strategjik, Rama tha se çdo ide është e mirëpritur në vendin tonë. 

Pjesë nga biseda:

Unë merrem me infrastrukturën, pyetja ime ka të bëjë me ishte veza apo pula, e kuptoj që një vend si i juaji kërkon zgjidhje specifike, por nuk e dimë se cilat janë ato që ju kërkoni. Ajo që ne shohim për të zgjidhur problemin veza apo pula është një master-plan, një mjet për të arritur objektivin, duam të dimë se cili është master-plani që ta dime si mund t’ju ndihmojmë.

Edi Rama: Së pari dua të theksoj se kemi pasur privilegjin të punojmë me arkitektë dhe planifikues urbanë nga ky vend që është parajsa për këtë gjë, kemi shënuar përparim në këtë vend. Kemi një master-plan që është i integruar me rrjetin evropian për rrugët, portet dhe aeroportet. Thejsht duhet të vini dhe të ndani me ne idetë e mundshme dhe të habitshme nëse doni të bëni diçka në Shqipëri, më pas do të jetë çështje kimie dhe çështje negociatash, por e kemi master planin. E dimë se çfarë vjen më pas e më pas.

edi rama

Sondazh

Poll