Aktualitet

Denoncimi i Kryemadhit për inceneratorët, SPAK merr në pyetje dy të moshuarit

Një ditë pas denoncimit të Kryemadhit në lidhje me evazionin fiskal me inceneratorët, SPAK po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme. 

5 Korrik 2022, 11:09 Nga F.M
Denoncimi i Kryemadhit për inceneratorët, SPAK merr në pyetje dy
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë në pyetje dy të moshuarit Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi, të cilët u denoncuan një ditë më parë nga kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi si pronarë të një kompanie që ka raportuar për një xhiro prej 19.5 milionë dollarësh. Edhe pse, sipas Kryemadhit, njëra jeton në azil, ndërsa tjetri është 94 vjeç.

Një ditë pas denoncimit të Kryemadhit në lidhje me evazionin fiskal me inceneratorët, SPAK po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme. 

Kryemadhi deklaroi dje se 24 kompani që kanë bashkëpunuar me Inceneratorin e Tiranës, duke përfituar 189 milion dollarë. Sipas Kryemadhit, për inceneratorin është kryer evazion fiscal prej 30 milion dollarësh. Shembull ka marrë kompaninë Am co&co. Kjo kompani, sipas kryetares së LSI-së, furnizohet me fruta, ushqime e ujë të pijshëm pijshëm dhe ka 18 milion euro blerje.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll