Aktualitet

Qëlloi disa herë me thikë nënën në Fier, arrestohet pas disa minutash autori, 30-vjeçari i dehur

Në momentin që policia arrestoi autorin, i riu ishte në gjendje të dehur. 

5 Korrik 2022, 10:03 Nga A.B
Qëlloi disa herë me thikë nënën në Fier,
Policia

FIER- Klaudio Çobaj është arrestuar nga policia. 30-vjeçari plagosi me thikë nënën e tij e më pas u largua në drejtim të paditur. Çobaj, goditi disa herë me thikë nënën e tij, Donika Çobajn. Kjo e fundit ka marrë plagë të shumta në bark, këmbë e qafë. Ajo ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. 

Në momentin që policia arrestoi autorin, i riu ishte në gjendje të dehur. 

Qëlloi disa herë me thikë nënën në Fier,
Klaudio Çobaj

NJOFTIMI I POLICISË:

“Kapet dhe shoqërohet në Komisariatin e Policisë Fier, 30-vjeçari që plagosi nënën e tij me thikë. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për plagosjen me thikë të shtetases D. Ç., falë reagimit të menjëhershëm dhe në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë kapja e shtetasit K. Ç., i cili u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Po kryhen veprimet hetimore, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”

Sherri mes djalit e nënës besohet se ka nisur për para. Ka qënë 30-vjeçari ai i cili kërkoi nga e ëma para. Duke qënë se Donika Çobaj nuk i dha, 30-vjeçari e plagosi me thikë. 

djali plagos nenen ne fier

Sondazh

Poll