Aktualitet

Qëlloi me armë ndaj fëmijëve në Shkodër, autori dorëzohet në polici

Ditën e djeshme, ky person terrorizoi zonën pasi qëlloi me armë zjarri ndaj disa fëmijëve

5 Korrik 2022, 09:40 Nga A.B
Qëlloi me armë ndaj fëmijëve në Shkodër, autori
Policia Shkoder

SHKODËR- Agron Mehmeti është vetëdorëzuar në policinë e Shkodrës. 49-vjeçari i cili qëlloi me armë zjarri në drejtim të fëmijëve në lagjen 'Qemal Stafa' të Shkodrës, ka vendosur që të shkojë vetë në ambientet e komisaritatit e të dorëzohet.

Ditën e djeshme, ky person terrorizoi zonën pasi qëlloi me armë zjarri ndaj disa fëmijëve që ishin duke luajtur. Shënjestra e tij ishte një 13-vjeçar, pasi ky i fundit ka qënë i përfshirë në një sherr me fëmijën e tij. 

Sondazh

Poll