Aktualitet

VD-Zjarr në një banesë në Vlorë, nxirret në kohë i moshuari

Zjarr në një banesë në lagjen 'Rilindja'. I moshuari është shpëtuar nga forcat zjarrëfikëset.

5 Korrik 2022, 10:24 Nga A.B
VD-Zjarr në një banesë në Vlorë, nxirret në
Pamje nga banesa në Vlorë

VLORË- Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 'Rilindja' në Vlorë. Fatmirësisht, nga zjarri nuk ka pasur persona të lënduar pasi forcat zjarrëfikëse kanë mundur që të nxjerrin në kohë nga banesa të moshuarin, Tare Sejdiun që ishte brenda. 

Flakët e zjarrit kanë krijuar shumë dëme materiale. Policia, forcat zjarrëfikëse dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes. 

zjarr ne nje banese ne vlore

Sondazh

Poll