Aktualitet

Ishte në arrest shtëpie, 57-vjeçari largohet, policia e arreston! 5 të ndaluar të tjerë në Tiranë

Personat e tjerë që kanë përfunduar në pranga, janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur e të tjerë pa leje drejtimi. 

5 Korrik 2022, 10:14 Nga A.B
Ishte në arrest shtëpie, 57-vjeçari largohet, policia e
Policia e Tiranes

TIRANË- Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë. Një prej tyre, është 57-vjeçari i cili ishte larguar nga banesa e tij, pasi ishte në arrest shtëpie. Policia ka bërë të mundur ndalimin e tij. Po ashtu, është arrestuar edhe një 42-vjeçari pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Ndërsa personat e tjerë që kanë përfunduar në pranga, janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur e të tjerë pa leje drejtimi. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ekzekutuan vendimin penal për shtetasin në kërkim I. D., 67 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 42 vjeç, banues në Kamzë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 57 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Veprime në kundështim me vendimin e Gjykatës”. Shtetasi A. B. ka dalë jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit: -A. N., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur; -B. S., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga; -G. P., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestim ne tirane

Sondazh

Poll