Aktualitet

Djali plagosi nënën për para, fqinjët: Sapo kishte ardhur nga Gjermania, nuk e besojmë dot

Fqinjët kanë treguar se 30-vjeçari ka pak kohë që ishte kthyer nga Gjermania. 

5 Korrik 2022, 10:42 Nga A.B
Djali plagosi nënën për para, fqinjët: Sapo kishte ardhur
Fqinjet

FIER- Fqinjët e familjes Çobaj janë shprehur të tronditur pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm. Ato shprehen për 'News24' se nuk e prisnin që Klaudio Çobaj të godiste me thikë të ëmën, pasi ishin familje e qetë. Fqinjët kanë treguar se 30-vjeçari ka pak kohë që ishte kthyer nga Gjermania. 

Djali s’ka qenë problematik dhe nuk janë dëgjuar debate më parë. Nuk e kemi besuar kur dëgjuam çfarë kishte ndodhur. Sot dëgjuam fjal, por nuk e pamë çfarë ka ndodhur”, thanë fqinjët.

'Jemi habitur. Ajo jetonte me vajzën, ai ishte në Gjermani.Djalin e kish kapur Covid, erdhi nga Gjermania, kishte një kollë. Nuk dëgjuam asgje, ishte familje e qetë'

Mëngjesin e sotëm, Klaudio Çobaj plagosi disa herë me thikë nënën e tij 50-vjeçare, Donika Çobajn. Shkak mësohet të jetë bërë rezufizimi i nënës që t'i jepte para. I riu u arrestua nga policia në gjendje të dehur, disa minuta pas arratisjes. 

djali plagos nenen ne fier donika cobaj klaudio cobaj

Sondazh

Poll