Aktualitet

Djali plagos me thikë nënën në Fier, pas aktit të rëndë 30-vjeçari arratiset

Djali ther me thikë nënën në Fier.

5 Korrik 2022, 09:41 Nga A.B
Djali plagos me thikë nënën në Fier, pas aktit të
Foto ilustruese

FIER-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier. Një 30-vjeçar ka plagosur me thikë nënën e tij, 50-vjeçare për arsye ende të paditura. Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë në spital, duke marrë kujdesin e duhur nga mjekët. Autori, me inicialet K.Ç, është arratisur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot, rreth orës 09:00, në Dukas, Patos, në banesën e tij, shtetasi K. Ç., 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen D. Ç., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit.

djali plagos nenen ne fier fier

Sondazh

Poll