Aktualitet

Vdekja e 22-vjeçarit në Sarandë/ I riu ishte bashkë me vëllain në kalçeto, shoqërohet pronari (EKSPERTIZA)

Policia ka shoqëruar mbrëmë pronarin e kalçetos së Sarandës si dhe dy punonjësit.

5 Korrik 2022, 10:56 Nga A.B
Vdekja e 22-vjeçarit në Sarandë/ I riu ishte bashkë me
Armando Kazma

SARANDË- Armando Kazma, luajti ndeshjen e fundit në kalçetot në Sarandë bashkë me babain dhe vëllain e tij të vogël. Si pasojë e motit të keq, tenda e kalçetos u shemb, duke i shkaktuar vdekjen 22-vjeçarit. Fatmirësisht, vëllai i viktimës dhe i ati shpëtuan pa lëndime. Në momentin kur ranë hekurat e kalçetos kanë qenë rreth 20 persona që po luanin futboll dhe është ndërprerë energjia elektrike. 

Policia ka shoqëruar mbrëmë pronarin e kësaj kalçetoje si dhe dy punonjësit. Pas verifikimeve të bërë ngjarja është konsideruar si fatkeqësi natyrore pasi ishte brenda standardeve.

'Më ndihmoni...'- ishin fjalët e fundit të 22-vjeçarit, i cili u dërgua në spital mirëpo nuk mundi të mbijetonte.

I riu, nipi i deputetit të Partisë Demokratike, Luan Baçit, mori plagë të shumta dhe fillimisht u dërguar në spital aty ku humbi jetën. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:50, te “Ura e Gajdarit”, në Sarandë. Kazma po luante kalçeto me shokët e tij, kur papritur për shkak të stuhisë mbi kokë i ra tenda e kompleksit ku po luante. Ai u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore mirëpo humbi jetën.

 armando kazma

Sondazh

Poll